Deklaratat e Haradinajt për vrasjen e ushtarëve serbë, vjen reagimi nga Serbia

Deklaratat e Haradinajt për vrasjen e ushtarëve serbë, vjen reagimi nga Serbia

Për deklaratat e nënkryetarit të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj  për vrasjen e ushtarëve serbë, ka reaguar sot edhe ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic. Ajo e ka quajtur si skandaloz faktin që Haradinaj ka thënë se kërkon falje që nuk ka mundur të vrasë më shumë ushtarë serbë. Kuburovic ka kërkuar […]

Ajo e ka quajtur si skandaloz faktin që Haradinaj ka thënë se kërkon falje që nuk ka mundur të vrasë më shumë ushtarë serbë.

Kuburovic ka kërkuar edhe reagim ndërkombëtar pas këtyre deklaratave.

“Deklarata skandaloze. Kërkoj nga institucionet ndërkombëtare një reagim urgjent. Kjo është edhe një arsye pse Gjykata Speciale duhet të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Kuburovic për Tanjug.

“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shansin. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, është deklarata e Nasim Haradinajt e bërë në T7.

Këto deklarata Haradinaj i kishte bërë derisa kishte folur për aktakuzat e mundshme të Gjykatës Speciale, duke thënë se nuk ka fare frikë nga një Gjykatë e tillë.

Haradinaj madje e ka quajtur si të padrejtë formimin e një Gjykate të tillë e cila në mënyrë të padrejtë do të gjykojë shqiptarët.

Ai ka thënë se dihet fare mirë se kush kishte qenë agresori në luftën e fundit, dhe kush kishte kryer krime gjatë luftës së fundit.

Sipas rezultateve zyrtare të botuara nga arkivat kosovare, ushtria serbe gjatë vitit 1998-1999 ka vrarë, 11.843 kosovarë, prej tyre 1.392 fëmijë dhe 1739 femra.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?