Çereku i maqedonasve jetojnë në varfëri

Çereku i maqedonasve jetojnë në varfëri

Në bazë të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit të kaluar 460 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë jetuar nën pragun e varfërisë, përkatësisht 22.2 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë. Në bazë të këtyre të dhënave, shkalla e varfërisë është rritur për 0.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në […]

Në mesin e kategorisë së të varfërve bëjnë pjesë dhe 9 për qind e qytetarëve të Maqedonisë që janë të punësuar dhe 7.7 për qind e pensionistëve, pjesa tjetër i takon personave të papunë që jetojnë me ndihmë sociale, raporton Radio Evropa e Lirë.

Fadil Ekremi me familjen e tij prej 6 anëtarësh, të vetmet të ardhura të sigurta i ka nga ndihma sociale. Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se për çdo ditë me orë del nga shtëpia për të mbledhur hekurishte, dhe gjësende të vjetra sepse me ndihmën sociale nuk arrin t’u sigurojë fëmijëve të tij as një vakt ushqimi.

“I blej dy tre bukë dhe një kilogram qumësht për fëmijët dhe ja menjëherë ikën ata 150 denarë ( dy euro e 50 cent) aq sa është ndihma ime sociale nëse atë e pjesëtoni me 30 ditë”.

“Jo që jemi të varfër, por ne mezi arrijmë të mbijetojmë duke punuar në kushte të mjerueshme. Kishte shumë premtime, por asgjë nuk ka ndryshuar”, thotë Ekremi.

Autoritetet e Qeverisë thonë se janë të fokusuar në uljen e varfërisë kryesisht përmes uljes së papunësisë, për këtë janë duke realizuar dhe disa programe për kualifikimin e atyre që kërkojnë si dhe ndarjen e granteve të pakthyeshme për hapjen e bizneseve të reja.

Por, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev kryesisht është e fokusuar në çështjet politike duke lënë anash zbatimin e politikave të qëndrueshme që do të sillnin efekte pozitive në planin e ekonomisë, ata thonë se parametër kyç në këtë drejtim është dhe stagnimi sa i përket zhvillimit të ekonomisë.

Afaristët thonë se pavarësisht se shkalla e varfërisë në Maqedoni është thelluar vetëm për 0.3 përqind, kjo duhet trajtuar seriozisht nga ana e autoriteteve qeveritare, sepse siç thonë kjo paraqet një sinjal serioz se politikat ekonomike nuk janë në binarë të duhur.

“Qoftë edhe vetëm 0.3 për qind, nëse shkalla e varfërisë është në rritje, pra është negative shkalla e uljes së varfërisë, është një sinjal se nuk ecin punët mirë sa i përket ekonomisë në Maqedoni”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Menderes Kuçi, afarist.

Nga ana tjetër, Petar Goshev, ish guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë, thotë se përderisa shkalla e rritjes ekonomike mbetet larg parashikimeve në një nivel tejet të ulët është shumë e vështirë të shpresohet se në Maqedoni do të përmirësohet cilësia e jetesës.

“Tanimë u bë një kohë e gjatë që stagnon zhvillimi i ekonomisë kjo në formë të drejtpërdrejt reflektohet edhe në standardin e jetës së qytetarëve. I gjithë fokusi i qeverisë është në zhvillimet politike. Pushteti duhet të fillojë të fokusohet në problemet ekonomike që më në fund të kemi kushte për mëkëmbjen e ekonomisë“, thotë Goshev.

Ndryshe, në vitin 2016 shkalla e varfërisë ka arritur në 21.9%, ndërsa në vitin 2015 në 21.5%./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?