Çeku: Ushtria e Kosovës vetëm mbrojtëse, transformimin e mbikëqyr NATO

Tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri do të zgjasë dhjetë vjet, ndërsa gjithë procesin do ta mbikëqyrë NATO. Kështu i ka deklaruar TV Prva të Beogradit, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku. Ai, siç e citojnë mediat serbe, është shprehur se forcat e armatosura të Kosovës nuk përbëjnë kërcënim për rajonin, ndërsa ka […]
Ai, siç e citojnë mediat serbe, është shprehur se forcat e armatosura të Kosovës nuk përbëjnë kërcënim për rajonin, ndërsa ka shtuar se ato do të jenë të pajisura me armatimin më modern për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
“Kemi armatim të këmbësorisë, më modernin që e kanë ushtritë perëndimore. Do të kemi edhe artilerinë, mbrojtjen kundërajrore, mbrojtjen kundër mjeteve të blinduar, mbrojtjen biokimike. Por me siguri nuk do të kemi aftësi ofensive, as armatim ofensiv dhe as doktrinë ofensive”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.
“K[to do të jenë forca të kulluara mbrojtëse me rol për mbrojtjen e territorit dhe të njerëzve të Kosovës”.












