Cakaj: Kujdes me Asociacionin, Millosheviqi pati tentuar ta enklavizojë Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë që qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës kanë qenë evidente nga viti 1999. Cakaj në Zona B ka thënë që Millosheviqi pati tentuar ta enklavizojë Kosovën, për këtë arsye sipas tij duhet të kemi kujdes me Asocicaionin. “Për t’i shmangur dramatizimet politike duhet të jemi […]
Cakaj në Zona B ka thënë që Millosheviqi pati tentuar ta enklavizojë Kosovën, për këtë arsye sipas tij duhet të kemi kujdes me Asocicaionin.
“Për t’i shmangur dramatizimet politike duhet të jemi të vëmendshëm që zgjerimi eventual i Asociacionit përtej parametrave kushtetues mund të ketë efekte detrimentale në stabilitetin e Kosovës dhe ky ëshë skenari i parë që duhet të jemi të vëmendshëm nëse vendosim të negociojmë mbi bazën e ruajtjes së rezultateve të deritashme”.
“Edhe në Kosovë, Serbia ka pasur një strategji të ngjashme, në momentin e fundit para kalimit të rezolutës 1244 në PKB, Millosheviqi e telefonon Atisarit dhe i thotë se jam penduar për veprimin e ndërmarrë dhe do të tërheqem nga marrëveshja”.
“Ideja ka qenë që të sigurohen me operacion konficencial frocat ruse nga Bosnja dhe Hercegovina që të depërtojnë më herët në Kosovë dhe pastaj janë operacioni i parë që kanë hyrë në Kosovë në që të krijojnë enklava dhe qëllimi ka qenë enklavizimi i brendshëm përmes forcave ruse dhe ruajtja e sovranitetit përmes rezolutës 1244”.












