Brahimaj tregon se si Thaçi, Veseli e Haradinaj i lyen shtëpinë një plaku gjatë luftës

Brahimaj tregon se si Thaçi, Veseli e Haradinaj i lyen shtëpinë një plaku gjatë luftës

Gjenerali i UÇK-së dhe ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka rrëfyer një moment interesant se çfarë u kishte ndodhur Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Luan Haradinajt në një fshat të Deçanit. Brahimaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini tregon se përderisa Thaçi, Veseli, Haradinaj ishin duke bartur armë me kuaj, në zbardhje të mëngjesit ata […]

Brahimaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini tregon se përderisa Thaçi, Veseli, Haradinaj ishin duke bartur armë me kuaj, në zbardhje të mëngjesit ata në hyrje në fshatit Irzniq ishin takuar me një plak që po ujiste tokën e tij.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Luan Haradinaj po kalon në afërsi të Irzniqit dhe mëngjesi po agonte. Meqë Luani kishte frikë se mos banori e njihte, e udhëzon Thaçin apo Veselin të pyes bujkun për një rrugë dytësore që të qonte në Gllogjan, meqë rruga kryesore mund të ishte e frekuentuar nga policia serbe”.

Ai tregon se situata me plakun nuk kishte shkuar siç ata dëshironin, pasi ai ishte më kureshtarë se që duhej.

“Plaku pasi i pa me kuaj të ngarkuar, i pyeti se me çfarë merren. Këta të zënë në befasi thanë se punojnë me ndërtimtari. Plaku tha që ai kishte nevojë të lyente një shtëpi, dhe u kërkoi atyre çmimin për ta kryer atë punë dhe këta duke mos e njohur mirë çmimin i dhanë një çmim tepër të lartë, por Luani kishte ndërhyrë duke thënë se janë të shtrenjtë por ‘jemi mjeshtër të mirë’. Dhe ata ishin detyruar të lyejnë shtëpinë e bujkut”.

Brahimaj tregon se tre luftëtarët nuk ishin ndalur me kaq, pasi më pas e kishin ndihmuar edhe atë të lyente shtëpinë.

“Pasi ata arritën në Gllogjan, unë isha duke i kryer disa punime në shtëpi. Meqenëse situate ishte e tillë që unë kisha njerëz të armatosur në shtëpi, dhe s’mund të merrja mjeshtër, Hashimi, Kadria dhe Luani më ndihmuan të lyej një kënd të shtëpisë, dhe sot e kësaj dite e ruaj një ballë me punën e tyre dhe ndoshta do ta bëj muze”, tregon Lahi Brahimaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?