BQK ia përshtatë konkursin kunatës së kryeministrit për ta punësuar si të rregullt (Dok)

BQK ia përshtatë konkursin kunatës së kryeministrit për ta punësuar si të rregullt (Dok)

Vetëm pak muaj pasi e punësoi pa konkurs dhe ‘për një afat të caktuar’, Banka Qendrore e Kosovës tash ia ka shpallë konkursin Vjosa Muçaj-Ademit, kunatës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Buletini Ekonomik ka siguruar konkursin i cili i është përshtatur pikë për pikë pozitës së përkohshme të Muçaj-Ademit. Vjosa Muçaj-Ademi, kunata e kryeministrit […]

Vjosa Muçaj-Ademi, kunata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, u punësua muaj më parë në Bankën Qendrore të Kosovës pa konkurs dhe vetëm për një afat të caktuar kohor në pozitën “Konsulente për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

Por punësimi i përkohshëm i Muçaj-Ademit po del të ketë qenë vetëm pretekst, derisa t’i shpallet konkursi për tu punësuar si e rregullt.

Buletini Ekonomik ka siguruar një kopje të konkursit i cili në titull mban pozitën e njëjtë me pozitën e përkohshme që deri më tani e ka ushtruar kandidatja Muçaj-Ademi.

“Titulli: Zyrtar për sigurinë dhe shëndetin në punë”, titullohet pozita e re në konkursin e shpallur nga BQK në muajin tetor dhe i cili tashme është i mbyllur.

Në Bankën Qendrore të Kosovës e kanë konfirmuar se Muçaj-Ademi aktualisht në BQK mban pozitën e Konsulentës për siguri dhe shëndet në punë, por nuk kanë sqaruar se pse edhe në konkursin e shpallur figuron e njëjta pozitë.

“Personi i përmendur në pyetjet tuaja, është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve të veçanta për periudhë të caktuar kohore në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. E njëjta është e angazhuar si konsulente për siguri dhe shëndet në punë”, ka thënë zëdhënësi për media në BQK, Kushtrim Ahmeti.

Megjithatë nga ky institucion nuk kanë sqaruar se si u bë që në konkursin e shpallur figuron pozita e njëjtë me atë që e mban përkohësisht Muçaj-Ademi.

Konkursi është mbyllur me 23 tetor.

Nga BQK nuk kanë treguar as nëse është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm e as nëse këtë pozitë e ka marrë përfundimisht kunata e kryeministrit.

Ndryshe Muçaj-Ademi në BQK është punësuar pas ardhjes në pushtet të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Ajo është në lidhje të ngushtë familjare me kryeministrin. Është motra e Anita Haradinajt, gruas së kryeministrit.

Para se të hyjë në BQK, Muçaj-Ademi ka qenë e punësuar në sektorin bankar, në njërën prej bankave komerciale.

Këto punësime në BQK vijnë jo shumë kohë pas zgjedhjes guvernator të Fehmi Mehmetit, i cili e zëvendësoi në këtë pozitë Bedri Hamzën. Edhe ky i fundit ishte i njohur për punësime politike në këtë institucion.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?