Bashkimi i shërbimeve doganore e policore Shqipëri-Kosovë së shpejti realitet

Bashkimi i shërbimeve doganore e policore Shqipëri-Kosovë së shpejti realitet

Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara sipas standardeve europiane. Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji është financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe i paraprin pikës së përbashkët kufitare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama vizitoi ndërtesën e rikonstruktuar, […]

Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara sipas standardeve europiane.

Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji është financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe i paraprin pikës së përbashkët kufitare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama vizitoi ndërtesën e rikonstruktuar, funksionimi i së cilës ka përshpejtuar proceset, duke bërë që lëvizja e njerëzve dhe e mallrave në këtë pikë të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë.

Kryeministri vlerësoi finalizimin e përpjekjeve për pikën e përbashkët doganore, e cila do të jetë me përfitim të ndërsjellë për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, raporton ATSH.

“Me rëndësi është që, ne, pas kaq shumë kohësh po finalizojmë këtë pikë të përbashkët, që të mos ketë më dy palë kontrolle, dy palë polici etj., por të jetë një pikë me kontroll të shpejtë, të unifikuar të dy përfaqësive doganore dhe policore të dy shteteve dhe kufiri të fillojë të bëhet shumë fluid, shumë i lehtë për të gjithë, sepse në ato volume me miliona e miliona, është një super-ngarkesë që të gjitha bëhen nga dy herë dhe të gjitha llojet e kontrolleve të jenë nga të dy palët. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, para se të kemi edhe implementimin e bashkimit doganor, që mesa duket jemi afër tani, që na e bën fluid kufirin këtu,” u shpreh kryeministri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se me përfundimin e projektit, për të cilin do të vijojë puna edhe vitin e ardhshëm, do të mundësohet një nga pikat më të mira, qoftë në aspektin kufitar të policisë, qoftë në aspektin e tregtisë.

“Ky është investim i IPA-s në godinë dhe i paraprin pikës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, qoftë për pjesën e Policisë, qoftë doganës që ne besojmë do ta materializojmë në dy tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë që, me doganën fillojmë në 2019 gjithë investimin për zgjerimin e parkimit. Parkimi sot është shumë i vogël dhe ka krijuar handikap serioz logjistik. Në 2019 do ta heqim atë problematikë dhe besoj kjo do të jetë një nga pikat më të mirat kufitare”, tha Ahmetaj.

Operimi në një pikë të përbashkët do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme, që do të thotë, me thjesht një ndalesë, një kontroll.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi mënyrën e funksionimit të pikës së përbashkët.

“Godina do të jetë e përbashkët. Këtu do të vendosen Policia kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës dhe nga ana tjetër kemi doganat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Besoj kjo do të ndihmojë edhe faktin që ne po përgatisim pikën e përbashkët kufitare dhe do të ketë kontrolle të përbashkëta, patrullime të përbashkëta. Në fakt një eksperiencë të mirë e kemi. Vetëm gjatë 9-mujorit të parë janë bërë 50 patrullime të përbashkëta me policinë kufitare të Kosovës”, tha Voda.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?