Bajram Gecaj flet për Periskopin, tregon çka u bisedua në takimin Mustafa – O’Connell për dialogun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka takuar ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell me të cilin, siç ka njoftuar, kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe procese të tjera në vend. Mustafa në njoftimin e tij në Facebook potencon se në takim është biseduar edhe për rolin e LDK-së në dialog duke mos […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka takuar ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell me të cilin, siç ka njoftuar, kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe procese të tjera në vend.
Mustafa në njoftimin e tij në Facebook potencon se në takim është biseduar edhe për rolin e LDK-së në dialog duke mos dhënë detaje të mëtujeshme.
Duke qenë se kreu i LDK-së, tregon se në këtë takim ka qenë edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, Periskopi ka kontaktuar këtë të fundit për ta pyetur rreth këtij takimi, i cili ndodhi një ditë pasi dështoi rezoluta e LDK-së në Kuvend, që ia ndalonte Thaçit të fliste për kufijtë.
“Ky ishte një nga kuadrat e takimeve të rregullta të cilat Kryetari i LDK-së vazhdon ti mbajë si me strukturat e partisë, ashtu edhe me miqtë tonë ndërkombëtar. Në takime të tilla, posaçërisht me miqtë e provuar të vendit tonë, bisedohet mbi rrjedhat kyçe politike në vend, si dhe mënyrat më të mira të ecjes para me proceset në vazhdim të shtetëndërtimit tonë”, ka thënë shkurt për Periskopin Bajram Gecaj.
I pyetur se a po i kërkohet LDK-së që tash të kyçet në dialog me Serbinë, Gecaj është treguar i rezervuar në këtë pikë, duke mos dashur të komentojë diçka rreth kësaj pyetjeje.
Ndryshe, kreu i LDK-së, në postimin e tij ka njoftuar kështu:
Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj. IM./Periskopi/












