Babai i Kacifas në Prokurorinë e Krimeve të rënda

Babai i Konstandinos Kacifas u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jani Kaçifa do të pyetet nga organi i akuzës në lidhje me pretendimet që familja ka për vdekjen e 35-vjecarit i cili u qëllua nga forcat RENEA të dielen e kaluar në Bularat pasi kishte qëlluar me armë ne mes […]
Babai i Konstandinos Kacifas u paraqit këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Jani Kaçifa do të pyetet nga organi i akuzës në lidhje me pretendimet që familja ka për vdekjen e 35-vjecarit i cili u qëllua nga forcat RENEA të dielen e kaluar në Bularat pasi kishte qëlluar me armë ne mes të fshatit ndaj forcave “Shqiponja”.
Babai i minoritarit të vrarë shoqërohej tek Krimet e Rënda nga një përfaqësues ligjor i familjes Kacifa.
Familja e Konstandinos Kacifa ka akuzuar forcat e rendit se kanë vrarë qëllimisht djalin e tyre pasi sipas tyre një gjë e tillë mund të shmangej përsa kohe 35 vjecari po tentonte të dorëzohej.
Motra e viktimës gjithashtu ka thënë një ditë më parë se RENEA kishte bërë terror në familjen “Kacifa” pas ngjarjes duke I vënë armën në kokë nënës dhe babait të saj.












