Avokati i Popullit flet për Periskopin, tregon kur do ta vizitojë në burg Sylejman Selimin

Avokati i Popullit flet për Periskopin, tregon kur do ta vizitojë në burg Sylejman Selimin

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari në një deklaratë dhënë Periskopit ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të vizitohet në burg ish-komandanti i UÇK’së, Sylejman Selimi. Jashari ka thënë për Periskopin se Institucioni që ai drejton ka vizituar në burg Selimin edhe herave tjera, pa pasur fare thirrje nga deputetët. “Ne e kemi […]

Jashari ka thënë për Periskopin se Institucioni që ai drejton ka vizituar në burg Selimin edhe herave tjera, pa pasur fare thirrje nga deputetët.

“Ne e kemi vizituar edhe më herët, pa ndonjë thirrje, Sylejman Selimin dhe të tjerët. Është vizituar në dhjetor, pastaj në mars të këtij viti dhe ka qenë në plan të vizitohet javët që po vinë”, ka thënë Jashari për Periskopi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se herët e kaluara kur kanë qenë në vizitë, kanë intervistuar Selimin dhe anëtarët e tjerë të grupit lidhur me kushtet dhe trajtimin në burg në përgjithësi, për çka thotë se nuk ka pasur ankesa më parë.

“Me shqetësues ndoshta ka qenë vendimi i fundit i Gjykatës Supreme. Por, ai nuk është ankuar për kushtet apo trajtimin në burg. Ne ende nuk e kemi trajtuar në tërësi aspektin ligjor të lëndës së Sylejman Selimit, por nuk ka pasur ndonjë pretendim për procedurën gjyqësore. Në vendime neve nuk na lejohet me ndërhy”, shtoi ai.

Jashari foli edhe për vendimin e fundit të Selimit, që të mos ketë fare avokat në procesin ndaj tij.

“Nuk mundem me vlerësu sa mundet me dëmtu procesin ndaj tij fakti që ai ka kërkuar të mos ketë avokat, por mendoj se nuk mund të zhvillohet një proces korrekt dhe i drejtë, që përkon me standardet ndërkombëtare. Nuk kemi autorizim me vlerësu zhgënjimin që mund të ketë ai ndaj gjithë procesit, por ne vlerësojmë procesin në bazë të respektimin të procedurave të garantuara me Kushtetutë”, ka thënë Jashari tutje për Periskopin.

Në anën tjetër, dje në Kuvendin e Kosovës, deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje Institucionit të Avokatit të Popullit që ta vizitojë në burg Sylejman Selimin, për të parë kushtet dhe trajtimin që po i bëhet atij atje.

Në anën tjetër, reagim pati edhe nga avokati i Selimit, Tomë Gashi, i cili kishte thënë se nuk po arrin të kuptoj se si është e mundur që Selimi të mbahet në burg pa një vendim gjyqësor.

Ish –Komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi përmes një letre kishte reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme e cila e refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në letrën e tij, drejtuar avokatit Tomë Gashi, Selimi bënë me dije se ka marrë vendim që tash e tutje të mos ketë përfaqësim ligjor pasi siç thotë ai procesi kundër tij është i montuar nga politikanët vendës dhe ndërkombëtarë.

Në letrën e shkruar me dorë, Selimi thotë se padrejtësinë ndaj tij do t’i dëshmojë koha dhe se ata që kanë marrë pjesë “në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi një ditë kanë me u turpëru para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Koha do të dëshmojë”./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?