Armend Zemaj shpërfill Time Kadriajn: Kur ta shoh, nuk e di a do të përshëndetem apo jo me të

Armend Zemaj është përplasur me deputeten e AAK-së para disa javësh. Ai ka folur për këtë çështje me gazetën Periskopi në intervistën tashmë të shpërndarë në Facebook. Madje debati i tyre kishte eskaluar deri në fyerje. ‘Nuk e di ta them të drejtën. Kjo është pak një farë lloj situate që çdo deputet duhet ta […]
Madje debati i tyre kishte eskaluar deri në fyerje.
‘Nuk e di ta them të drejtën. Kjo është pak një farë lloj situate që çdo deputet duhet ta kryej dhe ta ketë pozicionin e vetë politik. Dhe mos të merren me temat të cilat nuk i takojnë. Qoftë në deklarime, qoftë edhe në aktivitetin e tyre politik sepse mund të ketë edhe nuancë të personalizimit. Mendoj që jo rrallë herë po bëhemi cak i një farë gjuhe apo një farë lloj sulmi që ka karakter personal që ndonjë herë të nxjerrë nga vetëvetja për të kthyer një përgjigje, edhe pse nuk është në profilin qoftë timin, por edhe qoftë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa nuk kam ndonjë koment tjetër dhe nuk kam vazhduar më shumë se sa një përgjigje që kam menduar qëështë meritore, por pa dashtë që të kalojmë në cështje personale, ashtu sic e ka filluar deputetja në fjalë. Po tash me të thënë të drejtën me të gjithë deputetët e Kuvendit, janë shumë. Ti nuk mund të kesh kontakte personale. Nuk e kam takuar, kur ta shoh, do ta shoh a do të përshëndetem apo nuk do të përshëndetem‘, ka thënë Zemaj./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/489782611431374/












