Armend Zemaj flet për ambiciozët e LDK-së për t’u bërë kryetar partie

Iu kujtohet ‘kuvendi i karrigeve’ para dymbëdhjet vitesh? Epo, ajo u bë nga lufta e brendshme për pushtet në LDK. Zgjedhje tjera të brendshme do të ketë sërish në LDK, por nuk dihet nëse lufta për pushtet do të shkojë sërish keq. Tashmë, kemi shumë politikanë brenda kësaj partie që kanë shfaqur haptas apo tërthorazi […]
Iu kujtohet ‘kuvendi i karrigeve’ para dymbëdhjet vitesh? Epo, ajo u bë nga lufta e brendshme për pushtet në LDK. Zgjedhje tjera të brendshme do të ketë sërish në LDK, por nuk dihet nëse lufta për pushtet do të shkojë sërish keq.
Tashmë, kemi shumë politikanë brenda kësaj partie që kanë shfaqur haptas apo tërthorazi ambicje për t’u bërë kryetar partie.
Në një intervistë për Periskopin, deputeti Armend Zemaj ka thënë se ka figura me potencial për të parin e partisë, kurse për qëndrimet e disa bashkëpartiakëve ka shtuar se është mirë që ka zëra të ndryshëm brenda, e jo sikur në partite e tjera që dëgjohet vetëm një zë.
‘’Zgjedhjet e brendshme e kanë afatin e vet. Ka njerëz të cilët janë me kredibilitet, ka njerëz që kanë potencial edhe imazh pozitiv, mbi të gjitha edhe fuqi politike për ta çuar LDK-në përpara. Për momentin, LDK e ka kryetarin, e ka kryesinë, i ka organet e veta dhe ato janë që e kanë një farë detyrimi moral që kur të afrohen zgjedhjet, të përafrojnë një farë lloj qëndrimi edhe rreth figurave se kush mund të garojë për të parin e LDK-së. Fatmirësisht, ka individë të cilët mund t’i prijnë këtij procesi dhe besoj që nuk do të jetë ndonjë problem i caktuar që kjo garë të bëhet në mënyrë fer e demokratike dhe se ka pretendime më shumë se një kandidat. Ështe ambicie. Është e drejtë e cdo individi që të ketë ambicje. Ata vlerësohen mbi të kalurën dhe potencialin dhe kapacitetet që kanë për të ndërtuar në të ardhmen. Dikush në gjuhën e tyre është pak mëi drejtpërdrejt. Ka dallime ndoshta në shprehje dhe për ide të caktuara. Ndonjëherëedhe devijim të cështejeve të cilat edhe nuk lidhen drejtpërdrejt qoftë me garën apo qoftë me interesin, dhe për mua është shumë normale, mbi të gjitha është vlerë e LDK-së e cila e lejon debatin e brendshëm sepse pa dashur me bë krahasime, në parti tjera, nuk dëgjojmë që ka debat, nuk ka zëra”.
LDK në këtëaspekt është pak më sensitive. Unë mendoj që edhe neve që kemi pretendime që të jemi më të kujdesshëm në fjalimin e brendshëm, sepse LDK shihet me një sy tjetër, jo vetëm nga elektorati i LDK-së, por nga gjithë qytetarët e vendit dhe kjo ndonjëherë shndërrohet në një trampolinë, të propagandave të cilat ndikojnë negativisht tek elektorati. Në parti tjera mund të ndodh cdo gjë, në kryesinë qendrore nuk bëhesh ti. Në LDK në një nëndegë atje, në një fshat dikush e merr një pozicion politik, e ke temë në të gjitha mediat‘’, ka thënë Zemaj./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/489782611431374/












