Antibiotikët e së ardhmes të fshehur në trupin e njeriut

Antibiotikët e së ardhmes të fshehur në trupin e njeriut

Një gjeneratë e re antibiotikësh mund të vijë nga molekulat që ndodhen në mënyrë të natyrshme në organizmin e njeriut, si një enzimë që ndihmon në tretje. Në fakt, këto substanca janë në gjendje të vrasin baktere si Salmonela dhe Eskerikja koli si dhe mund të modifikohen për të luftuar superbakteret që janë rezistente ndaj […]

Një gjeneratë e re antibiotikësh mund të vijë nga molekulat që ndodhen në mënyrë të natyrshme në organizmin e njeriut, si një enzimë që ndihmon në tretje.

Në fakt, këto substanca janë në gjendje të vrasin baktere si Salmonela dhe Eskerikja koli si dhe mund të modifikohen për të luftuar superbakteret që janë rezistente ndaj barnave.

Ky zbulim është arritur nga një kërkim i publikuar në revistën “ACS Synthetic Biology” dhe i realizuar nga Alberto Di Donato dhe Eugenio Notomista të Universitetit “Federico II” i Napolit si dhe nga Cesar de la Fuente Nunez i Institutit të Teknologjisë në Masaçuset (MIT).

“Një seri antibiotikësh tradicionalë tashmë janë të paefektshëm sepse bakteret kanë mësuar të bashkëjetojnë me këto substanca, për pasojë objektivi thelbësor është që të përpiqemi të zhvillojmë një kategori të re molekulash ndaj të cilave bakteret nuk dinë të mbrohen”, tha Di Donato.

Në kërkimin e armëve të reja kundër baktereve, biologët dhe kimistët po përqëndrohen në disa substanca të prodhuara nga organizmi i njeriut që ndihmojnë sistemin imunitar që të luftojë infeksionet.

“Megjithatë këto substanca nuk janë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar të vetme. Pra, ideja është që të individualizohen ato që arrijnë të luftojnë bakteret që më pas të përdoret biologjia sintetike për t’i modifikuar dhe për t’i bërë më të fuqishme”, thotë De la Fuente Nunez.

Për këtë qëllim studiuesit kanë krijuar një softuer që mundëson analizimin e strukturës së proteinave dhe të shohë nëse kemi grupe kimike në gjendje që të neutralizojmë bakteret.

Ky softuer ka identifikuar rreth 800 prej këtyre proteinave dhe është vërejtur se një prej tyre, e pranishme në stomak, është në gjendje që të vrasë të paktën tre lloje bakteresh, si Slamonela, E. koli dhe Pseudomonas aeruginosa, që mund të infektojë mushkëritë.

Tani kërkimet do të përqëndrohen në këtë enzimë, që mund të bëhet baza nga ku të prodhohen antibiotikë të rinj.

Djepi i pesimizmit ndodhet në tru

Djepi i pesimizmit është evidentuar në tru. Kjo është pjesa e quajtur nyja që lidhet me vendimet negative.

Studimi, i publikuar në revistën Neuron, të nënshkruar nga grupi në “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) drejtuar nga Ken-Ichi Amemori dhe Satoko Amemori, mund të ndihmojë për të kuptuar origjinën e depresionit dhe ankthit tek personat që kanë probleme neuropsikiatrike dhe për të zhvilluar trajtime të reja të mundshme.

Studimi është pjesë e një projekti kërkimor në qarqet nervore që kontrollojnë emocionet, veçanërisht ato që lidhen me analizën e kostove dhe avantazheve në zgjedhje.

Studiuesit kanë vërejtur tek minjtë e laboratorit , se stimulimi i kësaj pjese të trurit krijon një efekt paralizues, duke tkurrur aftësinë e tyre për të marrë vendime.

Një situatë që zgjat edhe një ditë pas stimulimit të kesaj pjese të trurit.

“Ne kemi vërejtur që stimulimi i bërthamës caudate i bën kafshët më hezituese duke i shtyrë ato të mbivlerësojnë shpenzimet kundrejt përfitimeve që mund të kenë në veprimet e tyre”, theksojnë studiuesit.

Hapi tjetër i studimit do të vlerësohet me anë të teknikave të imazherisë, nga rezonanca magnetike, veprimtaria e bërthamës caudate dhe lidhjet me sistemin limbik, djepi i emocioneve, tek personat që vuajnë nga depresioni dhe ankthi.

Suksesi është i shkruar në gjene!

Premisat për një jetë të suksesshme janë shkruar në një grup të vogël gjenesh, që normalisht të vetme nuk mjaftojnë që të bëheni persona të suksesshëm, por me siguri mundësojnë që të keni një avantazh, pavarësisht kontekstit dhe përkatësisë speciale, sipas një analize të zhvilluar mbi 20 000 persona mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Zelandës së Re, të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS) nga një grup ndërkombëtar i drejtuar nga Universiteti Duke, në SHBA.

Ky studim ka mundësuar që të individualizohet një grup gjenesh që ndërhyn në ngjitjen sociale. Pesha e varianteve gjenetike që lidhen me suksesin është përkthyer në një pikaverazh, që është përdorur më pas si parametër për të krahasuar persona të ndryshme duke u bazuar në arritjet e bëra në jetë (për shembull niveli i edukimit, karriera profesionale apo të ardhurat).

Rezultatet tregojnë se personat me pikaverazhin më të lartë janë ata me më shumë sukses, pavarësisht statusit social. Subjektet me pikaverazh më të lartë kanë tendencë të kenë rezultate më të mira në raport me prindërti, madje edhe vëllezërit, përtej kontekstit social ku janë rritur.

Gjenet e suksesit veprojnë si një motor që aktivizon ngjitjen sociale, ndonëse shtyrja e tyre është shumë e limituar. Në fakt ato ndikojnë deri në masën 4% në lëvizshmërinë sociale.

Efekti i aspirinës varet nga pesha e pacientit

Efekti i një aspirine në ditë përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon, sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”.

Rezultatet e këtij studimit, ku përfshiheshin të dhënat e 10 studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e pacientit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.

Një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.

Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë.

Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar