Aksident trafiku në Vushtrri: 11 të lënduar në ora 11

Një aksident trafiku ka bërë vaki sot rreth orës 11 të sabahut në një rrugë lokale në fshatin Studime të Epërme të Vushtrrisë. Për pasojë, 11 vetë kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Pra, mbani vesh: ora 11, dhe 11 të lënduar. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, kurse të lënduarit pas […]
Një aksident trafiku ka bërë vaki sot rreth orës 11 të sabahut në një rrugë lokale në fshatin Studime të Epërme të Vushtrrisë. Për pasojë, 11 vetë kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Pra, mbani vesh: ora 11, dhe 11 të lënduar.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, kurse të lënduarit pas tretmanit mjekësor ne QKMF Vushtrri janë liruar për në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.












