Aksident në Mitrovicë, ndeshen Mercedes e BMW (Foto)

Në qendër të qytetit të Mitrovicës ka ndodhur një aksident. Përveç dëmeve materiale, në aksidentin e përfshirë nuk ka të lënduar. Sipas fotove të siguruara nga kallxo.com, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës. Në aksident janë të përfshira një veturë “Mercedes” dhe një “BMW”.
















