Ahmeti: Palmer tha se Amerika s’mund të merret më me Kosovën 24 orë, s’mund të jemi më dadoja juaj (Video)

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka thënë se zëvendës sekretari amerikan i shtetit Matheë Palmer, iu tha në takim se ‘Amerika më nuk mund të vazhdojë të jetë dadoja juaj’. Këto komente Ahmeti i ka bërë në Klan Kosova, deklaratën e të cilit e përcjell Periskopi. “Palmer atë ditë na tha s’kemi kohë me iu […]
Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, ka thënë se zëvendës sekretari amerikan i shtetit Matheë Palmer, iu tha në takim se ‘Amerika më nuk mund të vazhdojë të jetë dadoja juaj’.
Këto komente Ahmeti i ka bërë në Klan Kosova, deklaratën e të cilit e përcjell Periskopi.
“Palmer atë ditë na tha s’kemi kohë me iu pritë për zgjedhje. Nuk është situata e njëjtë me SHBA’në sikurse në vitin 1999. Nuk kemi as energji as kohë dhe nuk jeni më temë aq e rëndësishme për neve, sa me u marrë 24 orë me juve, në kuptimin që nuk vimë na këtu me jau zgjedhë problemet që i keni mes vete, sepse shkojmë nan ë takime thojmë: unë tham Ramush Haradinaj s’ban si kryeministër, duhet me rrëzu Qeverinë, ai thotë opozita është…palidhje, këto janë punë tuajat”, ka thënë Ahmeti.
Mesazhi kryesor, që sipas Ahmetit, Palmer e ka thënë fjalë për fjalë, ka qenë se ‘Amerika nuk mund të vazhdojë të jetë dadoja juaj’.
“Mos pritni që vjen Amerika me iu thanë që ulnu me këtë në tavolinë se cka kit i po të pengon ky po të pengon ai, nuk kemi kohë për atë punë. A jeni në gjendje si klasë politike e Kosovës, me u ulë edhe me e pasë një platformë me e mbrojtë interesin e shtetit tuaj. Nuk mundemi na ma me qenë dadoja juaj. Ky ishte mesazhi kryesor. Jeni dhjetë vjet shtet, nuk mundemi na ma me u ulë me e define një interes të shtetit, atëherë sa e meritoni t’ju respektojmë apo ta keni këtë shtet”, ka thënë ai./Periskopi/
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/355265321875280/












