AGK’ja kërkon ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve

AGK’ja kërkon ndëshkimin e dhunës ndaj gazetarëve

Më 2 nëntor shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve përmes së cilës bëhet fushatë globale dhe kërkohet nga institucionet shtetërore që të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve. Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve ka efekte negative të shumta në punën e gazetarëve dhe në mjedisin se ku ata punojnë. Asociacioni i Gazetarëve […]

Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve ka efekte negative të shumta në punën e gazetarëve dhe në mjedisin se ku ata punojnë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka theksuar në vazhdimësi se autorët e krimeve duhen të sillen gjithmonë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve inkurajon të tjerët që të sulmojnë fizikisht dhe kërcënojnë gazetarët të cilët me punën e tyre informojnë publikun e gjerë.

AGK rithekson se duhen krijuar mekanizma specifik për mbrojtjen e gazetarëve dhe se institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhen të tregohen më efikase në trajtimin e rasteve të sulmeve, kërcënimeve, frikësimeve dhe presioneve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial.

Në këtë ditë, po ashtu AGK përkujton vrasjen dhe zhdukjen e 14 gazetarëve në Kosovë për të cilat raste asnjë kryerës i veprave kriminale nuk është sjellë para drejtësisë.

Vrasja e fundit ka ndodhur në vitin 2005 kur gazetari Bardhyl Ajeti është vrarë në një pritë gjatë rrugës për në shtëpi dhe që nga atëherë vrasësi i tij ka mbetur pa u ndëshkuar.

Më poshtë sjellim listën e plotë të gazetarëve që janë vrarë dhe zhdukur që nga viti 1999 e për të cilët asnjë autor i krimit nuk është sjellë para drejtësisë.

  1. Enver Maloku, themelues i Qendrës Informative të Kosovës, i vrarë më 11 janar 1999 afër banesës së tij në Prishtinë.
  2. Shefki Popova, gazetar shumëvjecar në gazetën “Rilindja”, i vrarë më 10 shtator 2000 në hyrje të banesës së tij ne Vushtrri.
  3. Xhemajl Mustafa, i vrarë më 23 nëntor 2000 në hyrje të banesës së tij në Prishtinë.
  4. Bekim Kastrati, gazetar në “Bota Sot”, i vrarë më 19 tetor 2001 në pritë afër fshatit Llaushë, Skenderaj.
  5. Bardhyl Ajeti, gazetar i së përditshmes “Bota Sot”, i vrarë më 3 qershor 2005 në pritë në afërsi të fshatit Bresalc, Gjilan.
  6. Ranko Perenic dhe Djuro Slavuj, gazetarë në Radio Prishtinë, të rrëmbyer dhe zhdukur më 21 gusht 1998 derisa ishin duke shkuar për në fshatin Zoqishtë të Rahovecit për të bërë një lajm në lidhje me kthimin e një murgu të rrëmbyer.
  7. Ljubomir Knezevic, gazetar i “Jedinstvo” dhe korrespondent i gazetës beogradase “Politika”, i rrëmbyer dhe i zhdukur më 6 maj 1999 në afërsi të Vushtrrisë.
  8. Milo Buljevic, gazetar i RTV Prishtinës është rrëmbyer më 25 qershor 1999, jo larg qendrës së refugjatëve ku ka jetuar. Mbetet person i pagjetur.
  9. Krist Gegaj, punëtor në Radiotelevizionin e Prishtinës, i vrarë më 12 shtator 1999.
  10. Momir Stokuca, fotoreporter në gazetën e përditshme “Politika”, i vrarë më 21 shtator 1999 në shtëpinë e tij në Prishtinë.
  11. Afrim Maliqi, gazetar i së përditshmeve “Rilindja” dhe më pas “Bujku”, i vrarë më 2 dhjetor 1998 në Prishtinë.
  12. Marjan Melonasi, gazetar në redaksinë e Radio Kosovës në gjuhën serbe, i rrëmbyer më 9 shtator 2000, aktualisht i zhdukur. 13. Aleksandar Simovic, i zhdukur më 21 gusht 1999. Mbetjet mortore të tij, janë gjetur në fshatin Obri afër Drenasit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 2 nëntorin ditën ndërkomëbtare për përfundimin e mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve duke iu bërë thirrje shteteve anëtare që të zbatojnë masa që të luftojnë kulturën aktuale të mosndëshkimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?