4 vjeçarja në spital nga kafshimi i gjarprit, aty përdhunohet nga infermierja dhe katër persona të tjerë

Një katër vjeçare në Indi raportohet se është përdhunuar dhe rrahur në spital nga një infermiere dhe katër persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në një spital afër Lucknoë pasiqë katër vjeçarja ishte shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor pasi ishte kafshuar nga gjarpri, shkruan daily mail, përkthen Periskopi. Policia lokale ka bërë me […]
Një katër vjeçare në Indi raportohet se është përdhunuar dhe rrahur në spital nga një infermiere dhe katër persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në një spital afër Lucknoë pasiqë katër vjeçarja ishte shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor pasi ishte kafshuar nga gjarpri, shkruan daily mail, përkthen Periskopi.
Policia lokale ka bërë me dije se vajza e vogël i kishte treguar gjyses së saj që ishte dhunuar derisa ishte në spital nga katër persona dhe infermierja që përkujdesej për të, të shtunën mbrëma.
Policia gjithashtu pritet të hetojë rastin nga kamerat e CCTV dhe të nxjerr një përfundim për rastin. Vajza e vogël ishte lënë për orë të tëra vet në dhomën e përkujdesit intensive./Periskopi/












