172 pjesëtarë të FSK-së të pensionuar në tre muajt e fundit

172 pjesëtarë të FSK-së të pensionuar në tre muajt e fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pensionuar hiç më pak se 172 pjesëtarë që dikur kishin shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e të cilët nuk kanë më shumë se 50 dhe 55 vjeç. Pensionimin e këtyre pjesëtarëve të Forcës, e ka konfirmuar Ministria e kësaj force, e cila ka treguar edhe arsyet për pension […]

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pensionuar hiç më pak se 172 pjesëtarë që dikur kishin shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e të cilët nuk kanë më shumë se 50 dhe 55 vjeç.

Pensionimin e këtyre pjesëtarëve të Forcës, e ka konfirmuar Ministria e kësaj force, e cila ka treguar edhe arsyet për pension të një numri kaq të lartë të pjesëtarëve.

Metro ka mësuar se mosha e këtyre të pensionuarve nuk është e njëjtë, mirëpo zëdhënësi i MFSK’së, Ibrahim Shala, vlerëson se pensionimi ka ndodhur në përputhje me Ligjin për Pension të ish-pjesëtarit të TMK’së.

“Gjatë këtij tre (3) mujori te fundit, pra nga muaji Gusht e deri më tani, nga FSK janë pensionuar 172 pjesëtarë. Të gjithë këta të pensionuar kanë qenë ish pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Mosha mesatare e këtyre të pensionuarve është në harmoni me Ligjin për pensionet në FSK”, ka thënë Shala për Gazetën Metro.

Të pyetur se nëse këto pensionime kanë të bëjnë me procesin e shndërrimit të FSK’së në ushtri, Shala vlerëson se “mosha e rekrutimit dhe pensionimit janë të parapara me ligj dhe rregullore mbi shërbim në FSK”.

Ndërkohë, Shala e ka pranuar se disa nga pjesëtarët aktivë të kësaj force po kanë probleme. Bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK’së që vijnë nga komuniteti serb, e që muajt e fundit po përballen me një presion të madh nga Serbia.

Ndonëse kjo gjë u pushua nga presioni i para disa muajsh, Serbia ka nisur një fushatë të re në prag të krijimit të ushtrisë së Kosovës, duke kërcënuar e shantazhuar serbët e FSK’së që të mos bëhen pjesë e ushtrisë.

“Po ka forma të ndryshme presioni mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera. Rasti i fundit është vendosja e bombës në oborrin e një pjestari të FSK-së të komuniteti turk në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut”, ka shtuar Shala për Metron, duke konfirmuar një valë të re presioni.

E këto presione, siç thotë edhe zyrtari i FSK’së, kanë bërë që shumë pjesëtarë serbë të kësaj force të zgjedhin si rrugë braktisjen e saj, duke shënuar regres në përfshirjen e minoriteteve në ushtrinë multientike që synon ta krijojë Kosova. Deri tani, janë 71 kërkesa zyrtare për demobilizim, që nënkupton se kaq pjesëtarë janë detyruar të kërkojnë largimin nga FSK.

Sidoqoftë, shteti kosovar është zotuar që ushtrinë ta krijojë gjatë këtij viti, duke theksuar edhe multietnicitetin si vlerë të kësaj ushtrie. Kishte qenë presidenti Thaçi, që është edhe komandant suprem i Forcës, që kishte premtuar gjithëpërfshirje.

Shndërrimi i FSK’së në ushtri këtë vit, parasheh edhe rritjen e numrit të personave që do të shërbenin si ushtarë të Kosovës, e që ishte thënë se në shumicë do të ishin të rinj, siç edhe parasheh ligji për rekrutim.

Ndryshe, FSK’ja që po përballet me largime nën presion dhe me shumë pjesëtarë të lartë në moshë, pritet që së shpejti të bëhet zyrtarisht edhe ushtri. Pakoja me tri ligje të Qeverisë që krijon ushtrinë, tani është në Komisionin parlamentar, ku pritet votimi që hap rrugën procedimit për në seancë parlamentare për votim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?