Zyrtari i VV’së thotë se Donika Kadaj e vodhi propozimin për shtesat e fëmijëve nga programi i kësaj partie

Zyrtari i VV’së thotë se Donika Kadaj e vodhi propozimin për shtesat e fëmijëve nga programi i kësaj partie

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi thotë se propozimi i deputetes së AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi për ndarjen e një shume prej 10 eurosh për fëmijët deri në moshën 16 v për fëmijët deri në moshën 16 vjeç është pjesë e programit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mënyrë, thotë ai, ‘Donika po vjelë qershi’. Postimi i plotë […]

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi thotë se propozimi i deputetes së AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi për ndarjen e një shume prej 10 eurosh për fëmijët deri në moshën 16 v për fëmijët deri në moshën 16 vjeç është pjesë e programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë, thotë ai, ‘Donika po vjelë qershi’.

Postimi i plotë i tij:

Donika, kjo deputete që vjelë qershi

Donika Kadaj e AAK-së ka propozuar një pikë nga programi politik i Lëvizjes, që lidhet me shtesat për fëmijë, për të ndihmuar familjet në Kosovë. Unë i them mos të ndalen me kaq sepse këto masa nuk janë për Lëvizjen por për Kosovën. Pra, le të marri Donika dhe AAK-ja edhe të tjerat: Bankën Zhvillimore, themelimin e ushtrisë, rishikimin dhe tërheqjen e marrëveshjes për Demarkacionin, subvencionet dhe ujitjen për tokat bujqësore përmes rivitalizimit të Iber-Lepencit, ligjin për mbrojtjen e prodhimeve vendore, banimin e përballueshëm, furnizimin me ujë të pijshëm, tatimin progresiv, tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri, rritjen e pensioneve, sigurimet shëndetësore, sigurimin e jetës për policët dhe zjarrfikësit, hapjen e 160 çerdheve të reja, arsimin e lartë pa pagesë, ushqimin falas për gjithë nxënësit në shkollat fillore, hetimin e SHIK-ut, reformën legjislative për mërgatën, ligjin anti-mafia dhe vetingun në gjyqësor, Komisionin e Venecias për marrëveshjen e prillit 2013, ligjin për referendum e të drejtën për bashkim …

Pse nuk na i merr Donika dhe AAK-ja edhe këto masa të tjera? Mbase e shohin Lëvizjen si pemë qershie nga e cila lehtësisht mund të këpusin e hanë ndonjë kokërr. Ata harrojnë se këto “kokrra qershie” nuk mbinë nga hiçi, por nga degët dhe trungu i rrënjosur në të drejtën për vetëvendosje, për të kultivuar drejtësi e barazi. Dallimi i madh është se Lëvizja këto fryte i rrit për popullin, ndërsa AAK-ja, që kur i përzgjedh pa e kuptuar ndërlidhjen e tyre me njëra-tjetrën, dihet se i do për t’i ngrënë për vete, që të shtojë dhjamin në qeveri.

Por më kot del Donika me vjelë qershi, se e dinë të gjithë që kjo qeveri nuk lëshon fryte, është e kalbur e duhet rrëzuar përtokë si dru i tharë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?