Zyrtari i VV’së: Nuk mërzitem me Vasfijen, Thaçi synon ta dhunojë vuajtjen e saj

Zyrtari i VV’së: Nuk mërzitem me Vasfijen, Thaçi synon ta dhunojë vuajtjen e saj

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka thënë se nuk mund të mërzitet me Vasfije Krasniqin, pasi që ajo pranoi dekoratën e Thaçit. Ai shkruan se ‘ndoshta Krasniqi nuk e njeh Thaçin’ duke shtuar tutje se ‘Thaçi me këtë medalje synon ta dhunojë simbolikisht vuajtjen e saj’. Ja postimi i plotë i Abazit: Unë nuk mund […]

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi ka thënë se nuk mund të mërzitet me Vasfije Krasniqin, pasi që ajo pranoi dekoratën e Thaçit. Ai shkruan se ‘ndoshta Krasniqi nuk e njeh Thaçin’ duke shtuar tutje se ‘Thaçi me këtë medalje synon ta dhunojë simbolikisht vuajtjen e saj’.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Unë nuk mund të mërzitem me Vasfije Krasniqin nëse ajo pranon sot dekoratën nga Hashim Thaçi. Nuk mund të mërzitem me të se i kemi borxh për të vërtetën e rëndë që tha publikisht, për të gjitha vuajtjet e saj, e për faktin që nuk kemi arritur ende të vendosim drejtësi.

Vasfije Krasniqi, nga që ka jetuar jashtë, mbase nuk e di të vërtetën mbi Hashim Thaçin. Nuk e di që shumë deputetë të partisë së tij votuan kundër ligjit për viktimat e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Nuk e di që Hashim Thaçi, me politikat e tij, mundësoi mbajtjen në punë të përdhunuesit të saj serb si polic i Kosovës për 16 vjet. Nuk e di që Hashim Thaçi pak vite më parë nderoi përmendoren e disa kriminelëve serbë të luftës. Nuk e di që Hashim Thaçi po bën çmos t’i japë veriun e Kosovës Serbisë, që nuk i njohu e nuk kërkoi kurrë falje për krimet e saj në Kosovë. Nuk e di që Hashim Thaçi nuk foli kurrë për përdhunimet në bisedime me Serbinë. Nuk e di që Hashim Thaçi heshti kur Vuçiçi tha para pak javëve në Kosovë se “Millosheviçi ishte një lider i madh”. Dhe mbase nuk e di se Hashim Thaçi me këtë dekoratë (që në thelb e ka për vete, e për të mbuluar turpet e tij) synon ta dhunojë simbolikisht vuajtjen e saj dhe të krejt shqiptarëve, duke shmangur drejtësinë për të gjitha këto krime.

Vasfije, ne nuk mund të mërzitemi me ty. Ne përulemi para sakrificës dhe guximit tënd. Por ne do të punojmë natë e ditë që Hashim Thaçi mos ta përdhosë më kurrë këtë popull.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?