Zyrtari amerikan në Beograd: Nuk është prezantuar asnjë plan për këmbim territoresh

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka thënë sot në Beograd se Washington fton Serbinë e Kosovën ta vërejnë rastin historik dhe të arrijnë marrëveshjen në të cilën të dy palët të jenë fituese. “Nëse njëri është fitues e tjerë humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Forumin e Beogradit për […]

“Nëse njëri është fitues e tjerë humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Forumin e Beogradit për Siguri, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij që i përcjell agjencia serbe e lajmeve beta, SHBA-ja nuk e shtyn dhe nuk përpiqet për asnjë rezultat të caktuar të dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Ne inkurajojmë palët ta gjejnë rrugën përpara dhe zgjidhjen e qëndrueshme dhe afatgjate që do ta pranonin të dy palët”, ka thënë ai.

Palmer ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme të dëgjojë e të ndihmojë, por nuk mund të flasë për detajet, para së gjithash lidhur me këmbimet territoriale eventuale, sepse nuk është prezantuar asnjë plan.

Siç ka thënë, SHBA – ja kupton shqetësimin se këmbimi i mundshëm i territoreve mund të nxisë krizë në vende të tjera të rajonit, por edhe se konflikti i ngrirë është rrezik për stabilitetin rajonal.

Ai ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë të ardhme evropiane dhe se ato duhet ndihmuar në këtë rrugë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?