Zëvendësministrit i vjen dita të tallet me Agim Bahtirin: Referendum për Shakirën e Madonnën

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Besim Demi, është tallur me deklarimet e fundit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po deklaron se në hapjen ceremoniale urës së Ibrit do të këndojnë Madonna e Shakira, këngëtare këto, me famë botërore. Demi, në një postim në Facebook, në mënyrë ironike ka shkruar se Bahtiri gjendet […]
Demi, në një postim në Facebook, në mënyrë ironike ka shkruar se Bahtiri gjendet para një dileme të madhe.
Shakirën apo Madonnën, sipas Demit, Bahtiri nuk po mund të vendosë, prandaj ai ka një propozim për të.
Zgjidhja për këtë sipas Demit, është referendumi.
“Agim Bahtiri ish para një dileme te madhe Madona apo Shakira duhet të bëjnë hapjen e Urës në Mitrovicë…..si pasoj e kësaj kish mendu me organizu Referendum “, ka shkruar Demi. /Periskopi/












