Zemaj: Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror

Zemaj: Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e sheh urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Zemaj ka thënë se këto institucione e kanë humbur legjitimitetin popullor për ta drejtuar vendin. “Tanimë ekziston arsye e plotë se këto […]

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e sheh urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Zemaj ka thënë se këto institucione e kanë humbur legjitimitetin popullor për ta drejtuar vendin. “Tanimë ekziston arsye e plotë se këto institucione kanë humbur edhe atë legjitimitet të paktë që e kanë pasur. Dhe nevoja për të shkuar në zgjedhje të reja nuk është vetëm kërkesë e jona, por edhe interes shtetëror”, ka thënë Zemaj.

Ai ka treguar se pikërisht për shkak të mungesës sëlegjitimitetit të këtyre institucioneve, LDK-ja nuk do tëbëhet pjesë e procesit të dialogut me Serbinë. Sipas tij, vetëm pas zgjedhjeve të reja mund të flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa stabilitet institucional. Ne si LDK kërkojmë legjitimitet të ri i cili garanton konsensus, njëherësh raport korrekt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi. Ne së pari kërkojmëtë kemi konfirmim të mbështetjes popullore dhe të marrim diçka e cila nuk krijon besim ashtu siç po pretendon Qeveria aktuale me disa lloj të grupeve, individë dhe ikje nga përgjegjësia ligjore që kanë”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe për rrugën që do ta ndjekë opozita për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Zemaj ka bërë me dije se për këtë qëllim opozita synon ta ketë edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës.

“Vetëm me forma demokratike, të koordinuar dhe me grupet e tjera opozitare dhe duke zgjeruar angazhimin që të bindim edhe deputetë të tjerë të cilët do të dalin nga interesi i ngushtë politik dhe ta krijojnë mundësinë e përqafimit të një vendimi i cili mendojmë se është në interes të përgjithshëm të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?