Zeka: Veseli nuk e kryen detyrën e kryetarit, as në vendet diktatoriale nuk ndodhë kjo marri

Zeka: Veseli nuk e kryen detyrën e kryetarit, as në vendet diktatoriale nuk ndodhë kjo marri

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme plenare ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke thënë se nuk do të kthehet më dhe se nuk do ta bëjë më kuorumin për pozitë. Zeka sot deklaroi se në Kuvend do të kthehet vetëm për ta votuar ligjin për Ushtrinë. E lidhur me këtë lajmi.net […]

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme plenare ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke thënë se nuk do të kthehet më dhe se nuk do ta bëjë më kuorumin për pozitë.

Zeka sot deklaroi se në Kuvend do të kthehet vetëm për ta votuar ligjin për Ushtrinë.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar deputetin Zeka, i cili ka treguar arsyet e bojkotimit të Kuvendit.

Zeka ka thënë se nuk ka arsye që t’i bëjë kuorum Kuvendit, pasi sipas tij ju është zbehur imunitetit pas arrestimit nga policia lidhur me deklaratat që kishte dhënë në një televizion për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

“Nuk kam pse më i bë kuorum këtij parlamenti, për arsye se ne më nuk jemi deputetë, dmth këta na kanë zbehë prej imunitetit të deputetit, e dyta i ka taku kryetarit të parlamentit që të kërkoj shpjegime, cila është arsyeja, çfarë krime paskemi bërë ne që të na arrestoj prokurori i shtetit që të na arrestoj policia sikur ne të ishim rrugaç”, ka thënë Zeka.

Zeka po ashtu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, sepse nuk kishte kërkuar shpjegime nga Prokuroria për arrestimin e tij dhe të deputetit Shkumibin Demaliaj.

Sipas tij, Veseli ka degraduar me Kuvendin duke mos e luajtur rolin e tij si kryetar, ku siç thotë ai rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkojë shpjegime me shkrim nga Prokurori i Shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët.

“Kadri Veseli e ka degraduar Kuvendin në këtë shkallë, duke mos luajtur rolin e tij si kryetar i parlamentit, kur rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkoj shpjegime me shkrim nga Prokurori i shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët, Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj. Një gazetar i BBC mbrëmë me ka thënë se, Gadafi nuk ka arrestuar deputet pse kanë dhënë një deklaratë në interviste në TV, as vendet me diktatoriale nuk kanë bërë marri çka janë duke bërë këta, kjo është fyerje”, ka thënë tutje Zeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?