Zbulohet se si ministri i dorëhequr grek bleu mediat shqiptare

Zbulohet se si ministri i dorëhequr grek bleu mediat shqiptare

Ministri i dorëhequr i Greqisë Niko Kotzias dyshohet se ka financuar me fondet sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe në Maqedoni.Më 10 tetor u publikuan informacione që tregonin se në  ministrinë e Jashtme ishin bërë shpenzimet sekrete. Sipas një njoftimi për shtyp, zarfi i mbyllur i transferuar nga diplomati i Ministrisë së Jashtme […]

Ministri i dorëhequr i Greqisë Niko Kotzias dyshohet se ka financuar me fondet sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe në Maqedoni.Më 10 tetor u publikuan informacione që tregonin se në  ministrinë e Jashtme ishin bërë shpenzimet sekrete.

Sipas një njoftimi për shtyp, zarfi i mbyllur i transferuar nga diplomati i Ministrisë së Jashtme dhe i hapur në zyrën e Dhomës së Përfaqësuesve përmbante tre kode me një shumë totale prej 1 milion eurosh.

Të njëjtat burime raportojnë se kodi i parë lidhet me paratë e kanalizuara për mediet në Shqipëri, financimi i dytë për mediet e Shkupit dhe paratë e tjera ishin të kanalizuara për të mbështetur kishat ortodokse dhe fenë ortodokse në përgjithësi.

Paratë për mediet në Shqipëri dhe Maqedoni u dhanë me qëllim që të publikoheshin lajme pozitive për Greqinë dhe për të lobuar me gazetarët ose krerët e medieve në dobi të interesave grekë. Megjithatë, nënkryetarët e Dhomës së Përfaqësuesve që morën pjesë në hapjen e “zarfit” theksojnë se gjithçka është jashtëzakonisht formale, pasi informacioni i dhënë është i përgjithshëm.

CNN grek raporton se është kryer një hetim paraprak në lidhje me rrjedhjen e informacionit se si Ministria e Punëve të Jashtme siguroi fonde sekrete.  Hetimi i është besuar Sigurisë Shtetërore për të konstatuar kryerjen e mundshme të akteve të prokurorisë.

Urdhri u dha pas botimit në shtypin elektronik të informacionit se zarfi i vulosur mbahej  nga zyrtari diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai u hap në zyrën e kryetarit të Parlamentit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?