Zbulohet laborator droge në Has (Foto)

Një laborator droge është zbuluar nga policia në një qytet në veri-lindje të vendit, më saktë në një fshat të Hasit. Burime thanë për Lapsi.al se operacioni i policisë ka goditur një grup narko-trafikantësh që vepronin në Shqipëri dhe në Gjermani. Lapsi.al mësoi se në laborator është zbuluar një sasi opiumi, që shërben si bazë […]
Një laborator droge është zbuluar nga policia në një qytet në veri-lindje të vendit, më saktë në një fshat të Hasit. Burime thanë për Lapsi.al se operacioni i policisë ka goditur një grup narko-trafikantësh që vepronin në Shqipëri dhe në Gjermani.
Lapsi.al mësoi se në laborator është zbuluar një sasi opiumi, që shërben si bazë për prodhimin e heroinës dhe rreth 150 kilogram heroinë.
Deri tani janë kryer 5 arrestime, por mbetet ende e pakonfirmuar sasia e drogës, mjetet dhe pajisjet e gjetura në laborator. Veprimet hetimore dhe ekzekutimet e arresteve po behen nga Pollicia e Shtetit dhe Prokuroria e Pergjithshme.
Sipas burimeve të LAPSI.al janë arrestuar për laboratorin 5 persona si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike.Të arrestuarit janë V .B, F C, XH. SH, M. SH, A. SH.
Fillimisht ka qenë policia lokale e Hasit ka evidentuar një objekt ku dyshohet se përpunohej heroina.
Informacionet paraprake janë ende të pakonfirmuara nga policia për shkak se operacioni është ende në vazhdim.
Ky është laboratori i dytë i sofistikuar i drogës që zbulohet nga policia pas atij të kokainës, zbuluar në mars të vitit 2016 në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Edhe në atë rast grupi që kontrollonte mbërritjen e kokainës nga Kolumbia, ekstraktin e saj dhe shitjen, kishte si destinacion Gjermaninë.
Në rastin e Xibrakës, në procesin e përpunimit të kokainës ishin sjellë nga Kolumbia dy specialistë që u arrestuan dhe u dënuan bashkë me bashkëpuntorët e tjerë shqiptarw. /Lapsi.al














