Vuçiq: S’ka fuqi që e detyron Serbinë ta pranojë Kosovën si shtet

Vuçiq: S’ka fuqi që e detyron Serbinë ta pranojë Kosovën si shtet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij angazhohet për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por kjo nuk do të thotë se Serbia duhet t’i humbë të gjitha, ndërsa paralajmëroi se asnjëherë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare. Ai këto komente i bëri sot […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij angazhohet për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por kjo nuk do të thotë se Serbia duhet t’i humbë të gjitha, ndërsa paralajmëroi se asnjëherë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai këto komente i bëri sot në një konferencë për media pas përfundimit të Forumit të Sigurisë në Beograd.

Duke folur për dialogun me Prishtinën dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çonte drejt normalizimit të të dyja vendeve, kreu i shtetit serb u shpreh se vendi i tij është kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por kjo nuk nënkupton se serbët duhet të humbin  gjithçka.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të punojë për një kompromis për zgjidhjen  e çështjes së Kosovës për zgjidhjen e problemeve tona, por Serbia nuk mund të jetë vendi dhe populli serb nuk mund të jetë populli që të humbë krejt dhe të jetë fajtor”, tha Vuçiq.

Ai përsëriti qëndrimin e Beogradit zyrtar se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nën trysninë e ndërkombëtarëve.

“Ne dëshirojmë të bisedojmë me shqiptarët, gjithmonë duam të flasim me shqiptarët për zgjidhjen e problemit. Dua të më kuptoni se Serbia ka interesin e saj dhe Serbia nuk e sheh Kosovën si territor të pavarur dhe sovran. Kemi qëndrime të ndryshme me shqiptarët në Kosovë dhe për këtë duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Ne duam me të vërtetë të arrijmë kompromis, marrëveshje, por duhet të kuptojë dikush në botë dhe shqiptarët se Serbia ka interesin e vet. S’ka fuqi që e detyron Serbinë të pranojë Kosovën si shtet, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Vuçiq ka folur edhe rreth anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Interpol në muajin nëntor.

“Kurdo që nisen, ka probleme të panumërta dhe, ditën kur të hyjnë në Interpol, do të shihni mijëra urdhëresa kundër serbëve, të gjitha të imagjinuara, do t’i arrestojnë, do t’i ngacmojnë dhe do t’i rrahin, dhe pastaj do t’i lëshojnë pas gjashtë muajsh”, tha ai.

Vuçiq tha gjithashtu se do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar paqësisht Kosovën që të formojë ushtrinë. Ai shtoi se është duke pritur për të parë se çfarë do të bëhet sot në parlamentin e Kosovës me propozimet mbi transformimin e FSK-së në ushtri dhe nëse amerikanët do ta mbështesin atë.

“Kemi problem se amerikanët po i shtyjnë këto gjëra në Kosovë që janë një problem serioz për ne.  Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të mbrojtur interesin e popullit serb, i cili nuk do të jetë i lehtë”, tha ai.

Për më tepër, presidenti Vuçiq tha se të gjitha vendet e rajonit kanë nevojë për një paqe dhe do të jetë më mirë nëse do të ketë kufij të hapur, investime dhe lëvizje e lirë e mallrave, pasi kjo sipas tij, garanton një të ardhme më të mirë për të gjithë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?