Vuçiq nervozohet me ambasadorin amerikan: Trego pak respekt për Serbinë

Vuçiq nervozohet me ambasadorin amerikan: Trego pak respekt për Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd,Kyle Scott ka bërë një deklaratë e cila ka nervozuar jashtëzakonisht shumë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Ambasadori amerikan ka thënë se institucionet e Serbisë nuk duhet t’i referohen Kosovë si “i ashtuquajturi shtet” por si “shtet” pasi Kosova ka institucionet e saja dhe ato i njeh […]

Ambasadori amerikan ka thënë se institucionet e Serbisë nuk duhet t’i referohen Kosovë si “i ashtuquajturi shtet” por si “shtet” pasi Kosova ka institucionet e saja dhe ato i njeh Amerika.

Scott i ka bërë këto deklarata duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve serb nëse ka një shpresë për një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi mes Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë amerikane “Bechtel” për ndërtimin e autostradës së njohur me emrin “Korridori X” apo “Korridorit Morava”.

“Kosovarët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe ne kemi kontakte me ta sikurse me çdo shtet tjetër i pavarur në regjion dhe mendoj se nuk duhet quajtur ‘ i ashtuquajturi shtet’ por një shtet i pavarur”, ka thënë Scott para mediave në Serbi.

E presidenti serb që nuk ka qenë prezent në këtë konferencë për media, ka reaguar menjëherë për mediat në Serbi duke thënë se ambasadori amerikan do të duhej të tregonte pak respekt për Serbinë, vendin ku shërben.

“Çfarëdo që Kosova është për Shtetet e Bashkuara, për ne është një i ashtuquajtur shtet. Andaj mendoj se ambasadori amerikan do të duhej të tregonte pak respekt për Serbinë dhe qëndrimin e saj karshi Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, presidenti serb ka thënë se Serbia do të vazhdojë të ketë marrëdhënie me SHBA-në edhe pas kësaj deklarate.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?