Votoi dy herë në zgjedhje, dënohet me burg

Votoi dy herë në zgjedhje, dënohet me burg

Pajtim Mula, i akuzuar për keqpërdorim të së drejtës së votimit, është dënuar me një vit burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues Burim Ademi, dhe dy antarët Lidja Vuqoroviq e Rafet Ismaili, ky dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Mula në periudhën […]

Pajtim Mula, i akuzuar për keqpërdorim të së drejtës së votimit, është dënuar me një vit burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues Burim Ademi, dhe dy antarët Lidja Vuqoroviq e Rafet Ismaili, ky dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Mula në periudhën prej dy vjetësh nuk kryen asnjë vepër tjetër penale.

Gjyqtari Ademi gjithashtu ka njoftuar të akuzuarin Mula se ndaj këtij aktgjykimi ka të drejtë ankese brenda afatit të caktuar ligjor.

Paraprakisht në seancën e mbajtur sot në gjykatën e Mitorvicës i akuzuari Pajtim Mula, nuk e ka pranuar  fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej, ndërsa në fjalën përfundimtare kërkoi nga trupi gjykues që të lirohet nga kjo akuzë pasi, sipas tij, nuk ka votuar dy herë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e akuzonte të pandehurin Pajtim Mula se në zgjedhjet e 8 qershorit  2014, në shkollën “Migjeni” në fshatin Klladernicë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka votuar si votues me kusht, edhe pse më parë kishte votuar si votues i rregullt në shkollën “Skender Skenderi”, në fshatin Vojnikë të Skenderajt.

Me këtë, Mula akuzohej se ka kryer veprën penale ”keqpërdorimi i të drejtës së votimit ”.

Ndërsa,pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, gjykata e Mitorvicës ka shpallur aktgjykimin e lartëcekur.

Pas shpalljes së aktgjykimit, në arsyetimin e dhënë shkurtimisht, gjyqtari Burim Ademi tha se pas administrimit të provave dhe mbajtjes të shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar përtej çdo dyshimi të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale me të cilën është ngarkuar nga prokuroria.

Gjykatësi ka shtuar se gjatë caktimit të masës dhe lartësisë së dënimit, Gjykata ka pasur parasysh rrethanat se nga periudha kur është kryer vepra penale e deri tani ka kaluar periudha prej katër vjetësh, dhe se “i akuzuari nuk njihet si person që bie ndesh me ligjin”./kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?