Vetvritet një burrë në Krushë të Madhe

Një person është gjetur i varur në periferi të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit. Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo ka thënë se sot rreth orës 11:20, Policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. “Patrullat policore menjëherë kanë dalë në […]
Një person është gjetur i varur në periferi të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo ka thënë se sot rreth orës 11:20, Policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe.
“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në periferi të fshatit kanë gjetur të varur në litar personin R.G. i gjinisë mashkullore, i lindur më 1978”, ka treguar zëdhënësja Podrimaj.
Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QMF-Krushë e Madhe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë u është kthyer familjarëve.












