Vetëm për tre muaj, deputetët shpenzuan mbi 112 mijë euro për udhëtime zyrtare

Vetëm për tre muaj, deputetët shpenzuan mbi 112 mijë euro për udhëtime zyrtare

Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar 112 mijë e 236 euro e 13 cent në udhëtime zyrtare. Sipas një raporti nga Instituti Demokratik i Kosovës, nga prilli deri në qershor këta deputetë kanë realizuar 136 udhëtime. “Në bazë të raportit financiar për tre mujorin e […]

Sipas një raporti nga Instituti Demokratik i Kosovës, nga prilli deri në qershor këta deputetë kanë realizuar 136 udhëtime.

“Në bazë të raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit 2018, të cilën e ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se shpenzimet e deputetëve në udhëtimet jashtë vendit janë rritur për 86% krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti.  Në bazë të këtij raporti, vetëm për udhëtime të deputetëve jashtë vendit janë shpenzuar në total 112,236.13 € në 136 udhëtime të realizuara. Janë 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë realizuar udhëtime zyrtare gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e KDI-së.

Sipas këtij raportit shtetet më të vizituara nga ana e deputetëve janë Shqipëria me 24 udhëtime, Turqia, Gjermania, Franca janë me nga 10 udhëtime, ndërsa në ShBA janë realizuar tetë udhëtime.

“Pjesa më e madhe e buxhetit për udhëtime jashtë vendit është shpenzuar për mëditje dhe bileta të udhëtimit: 41,103.76 € për mëditje respektivisht 40,781.65 € për bileta. Ndërkaq, 27,982.36 € janë shpenzuar për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 2,368.36 € në kategorinë e shpenzimeve të tjera”, thuhet në raport.

Sipas KDI-së, në raportin e publikuar, ashtu sikurse në raportet paraprake mungojnë të dhënat lidhur me arsyet e vizitave të deputetëve jashtë vendit dhe datat që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar.

KDI po ashtu thotë se mos publikimi i raportit të detajuar të shpenzimeve ua kufizon vlerësimin e menaxhimit të buxhetit nga ana e Kuvendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?