Vetëm në Ferizaj 140 raste të dhunës në familje

Vetëm në Ferizaj 140 raste të dhunës në familje

Në Policinë rajonale të Ferizajt për 9 muajt e parë të këtij viti janë raportuar rreth 140 raste të dhunës në familje ndërsa në përgjithësi konsiderohet se është rritur vetëdijesimi i popullatës për të raportuar rastet në organet e sigurisë, prandaj ka një numër kaq të madh të rasteve të dhunës në familje. Për të […]

Në Policinë rajonale të Ferizajt për 9 muajt e parë të këtij viti janë raportuar rreth 140 raste të dhunës në familje ndërsa në përgjithësi konsiderohet se është rritur vetëdijesimi i popullatës për të raportuar rastet në organet e sigurisë, prandaj ka një numër kaq të madh të rasteve të dhunës në familje.

Për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme dhe sensibilizimin e opinionit se dhuna në familje dënohet, policia rajonale e Ferizajt, bashkë me institucionet e tjera lokale, ka hapur sot fushatën me moton “Respekto familjen për t’u respektuar”.

Refki Morina, udhëheqës i hetimeve në Policinë rajonale të Ferizajt, thotë se kjo dukuri duhet të raportohet gjithmonë për të mos u mbajtur të izoluara rastet.Sipas një komunikate të Ferizajt, edhe përfaqësues të qeverisë lokale të Ferizajt në hapje të kësaj fushate thanë se dhuna në familje shpesh riprodhon dhunë prandaj duhet shtuar kujdesi që ligjet në fuqi të zbatohen për dhunuesit në mënyrë që të ketë sa më pak raste të tilla në familjet ferizajase.

Naim Ferati, nënkryetar i komunës, i cili udhëheq edhe trupën koordinuese kundër dhunës në familje deklaroi se një mobilizim më i mirë i të gjitha institucioneve është mjaft i nevojshëm.

Edhe Kristina Gashi Bytyqi, kryesuese e Kuvendit të komunës së Ferizajt në fjalën e saj bëri thirrje që rastet e dhunës të jenë sa më të pakta në shoqërinë tonë.

Fushata që ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje u tha se do ët zgjasë disa ditë dhe do të ketë një shtrije të gjerë nëpër shkolla e nëpër institucione të tjera publike ku do të jepe këshillat e nevojshme si duhet raportuar dhuna dhe çfarë masa duhet të merren ndaj rasteve që kanë të bëjnë me këtë dukuri të shëmtuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?