Veseli takohet me delegacionin e FMN-së, lavdërohet për ekonomi stabile

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, sot është takuar me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilën ka diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019. Veseli, ka njoftuar mysafirët se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan me borxh public të ulët dhe me […]
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, sot është takuar me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilën ka diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019.
Veseli, ka njoftuar mysafirët se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkan me borxh public të ulët dhe me rritje stabile ekonomike.
Ky është postimi i plotë:
“Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit. Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor, i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat. Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.












