Veseli premton rritje pagash për punëtorët shëndetësor

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka premtuar mjekëve dhe gjithë stafit shëndetësor se nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Kështu ka premtuar kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Sindikatës së Shëndestësisë, duke theksuar se këto rritje do të planifikohen me Ligjin për Buxhetin 2019. […]
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka premtuar mjekëve dhe gjithë stafit shëndetësor se nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje.
Kështu ka premtuar kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Sindikatës së Shëndestësisë, duke theksuar se këto rritje do të planifikohen me Ligjin për Buxhetin 2019.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin, Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore”. /Periskopi/.













