Veseli: Gjermania do ta përkrahë Kosovën për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe se ky shtet do të japë vlerësimin pozitiv për Kosovën për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces. Veseli sot është takuar me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schauble. Sipas një njoftimi për […]

Veseli sot është takuar me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schauble. Sipas një njoftimi për media, Veseli ka falënderuar palën gjermane për mbështetjen që ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.

“Kryeparlamentari Veseli theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme, është e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë. Veseli tha se Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej”, thuhet në njoftim.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Shpreha idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në rrugëtimin në reformave tona juridike dhe ekonomike”, theksoi Veseli pas takimit me homologun gjerman.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?