Vendos kryesia: Të enjten Ushtria në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e rradhës. Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri. Gjithashtu në […]
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e rradhës.
Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Gjithashtu në seancën e radhës është planifikuar që të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik dhe shqyrtimi i parë Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.












