Vëllai i presidentit Thaçi ka rrahur dy persona në BKS (Foto)

Vëllai i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Gani Thaçi, sot ka sulmuar fizikisht dy persona të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express. Ndërsa Drejtori i BKS’së, Blerim Pushkolli nuk ka dashur ta komentojë këtë ngjarje. “Do të ju njoftojmë për këtë rast. Jo, nuk mund të them asgjë”, ka […]
Vëllai i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Gani Thaçi, sot ka sulmuar fizikisht dy persona të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express.
Ndërsa Drejtori i BKS’së, Blerim Pushkolli nuk ka dashur ta komentojë këtë ngjarje.
“Do të ju njoftojmë për këtë rast. Jo, nuk mund të them asgjë”, ka thënë Pushkolli
Ndërsa në fotot e siguruara nga ekipi i Televizionit T7 vërehen forcat policore në vendin e ngjarjes.
Gazeta Express do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.
