Veliaj mbjell pemë midis Tiranës: E bëra për djalin tim, do të thyejmë rekord

Veliaj mbjell pemë midis Tiranës: E bëra për djalin tim, do të thyejmë rekord

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që fushatën e këtij viti për mbjelljen e pemëve ta nisë duke mbjellë një pemë për djalin e tij, Kajanin, i cili erdhi në jetë disa ditë më parë. “Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë […]

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi që fushatën e këtij viti për mbjelljen e pemëve ta nisë duke mbjellë një pemë për djalin e tij, Kajanin, i cili erdhi në jetë disa ditë më parë.

“Unë e mbolla pemën e parë për këtë vit për djalin tim, ndaj kushdo që do të mbjellë një pemë për fëmijën e tij, për djalin ose vajzën, qoftë edhe si kontribut për qytetin, për mjedisin, për kauzat ku beson, për të kujtuar diçka të bukur, mbjellja e një peme është mënyra më e mirë. Në këtë qytet jemi bërë të mirë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit, kemi mësuar se kur njerëzit bëhen bashkë, bëjnë mrekulli”, tha ai.

Nisja e fushatës për mbjelljen e pemëve përkoi edhe me Ditën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë iu bashkuan kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit, si një mënyrë për të përmbushur misionin e saj lidhur me një mjedis të qëndrueshëm në qytete të qëndrueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shoqërua në këtë aksion nga Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Ëilliams.

Veliaj tha se objektivi i Bashkisë së Tiranës për këtë vit është jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë të mbjellë 150 mijë pemë.

“Sot kemi mbjellë serinë e parë të atyre që do të jenë 150 mijë pemë për fushatën e këtij viti. Besoj se do ta thyejmë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 126-127 mijë pemë. Është një ditë fantastike për ta nisur me këmbë të mbarë me kolegët e agjencive të OKB-së në Tiranë, për ta festuar në mënyrë konkrete, jo me seminare, jo me konferenca, jo me fjalime, por duke i dhënë qytetit një kontribut që në thelb flet mijëra fjalë për misionin e Kombeve të Bashkuara. Mezi pres që këtë vit, qytetarët të na përgjigjen duke mbjellë pemë; mund të jetë poshtë pallatit, këtu te Liqeni siç po bëjmë sot, apo në një territor tjetër që do të përcaktohet nga Bashkia e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Kordinatori i Përhershëm i UNDP-së në Tiranë, Brian J. Williams, shprehu mirënjohjen e tij që Bashkia e Tiranës këtë aksion vendosi ta nisë pikërisht në Ditën e OKB-së, ndërsa vlerësoi kujdesin e Bashkisë së Tiranës për mjedisin.

“Familja e Kombeve të Bashkuara është shumë krenare që kryebashkiaku dhe qyteti i Tiranës, zgjodhën që sot të nisin fushatën e tyre. Është Dita e Kombeve të Bashkuara dhe mendojmë seriozisht që kjo përpjekje për pemët është një kontribut për një nevojë globale, siç është kujdesi për mjedisin. Kështu që, ky event sot, në ditën e Kombeve të Bashkuara, tregon edhe njëherë se lidershipi i Tiranës po demonstron vullnet, jo vetëm në Tiranë, por në fakt në të gjithë Shqipërinë. Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që po festojmë ditëlindjen tonë, me zotin Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës, APR dhe shumë të tjerë që po tregojnë një lidership kaq të mrekullueshëm këtu në Shqipëri”, tha Brian J. Williams.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?