Vdes njëra nga dy këmbësoret e aksidentuara në Prishtinë

Njëra nga dy femrat e aksidentuara sot pasdite në “Rrugën B” të Prishtinës, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja se, njëra nga dy të aksidentuarat […]
Njëra nga dy femrat e aksidentuara sot pasdite në “Rrugën B” të Prishtinës, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja se, njëra nga dy të aksidentuarat L.A., 30 vjeçe, duke mos mundur tu përballojë lëndimve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.
Viktima është një 30 vjeçare.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/












