Vdes heroi që i ndaloi nazistët të ndërtonin bombën atomike

Norvegjia është në zi për vdekjen e sabotatorit Joachim Ronneberg, që udhëhoqi një ekip prej pesë njerëzish që hodhi në erë një fabrikë, duke i privuar nazistët gjermanë të prodhonin armë bërthamore. Kryeministrja, Erna Solberg, tha që Ronnebergu, që vdiq të dielën në moshën 99 vjeçare, ishte “një prej luftëtarëve më të mirë të rezistencës, […]
Norvegjia është në zi për vdekjen e sabotatorit Joachim Ronneberg, që udhëhoqi një ekip prej pesë njerëzish që hodhi në erë një fabrikë, duke i privuar nazistët gjermanë të prodhonin armë bërthamore.
Kryeministrja, Erna Solberg, tha që Ronnebergu, që vdiq të dielën në moshën 99 vjeçare, ishte “një prej luftëtarëve më të mirë të rezistencës, kurajoja e të cilit kontribuoi për atë së cilës i është referuar si kampanjë e suksesshme sabotazhi” në Norvegji.
Ronnebergu, në atë vakt 23 vjeçar, ishte rekrutuar nga Ekzekutivi Special i Operacioneve, ose SOE – një njësi sabotazhi e Britanisë – për të shkatërruar fabrikën në Telemark, në jug të Norvegjisë, në shkurt të vitit 1943.
Më 2014, në një dokumentar që shënonte 95 vjetorin e tij të lindjes, Ronnebergu vet kishte thënë se operacioni shkoi “si në ëndërr” – duke iu referuar faktit që asnjë plumb i vetëm nuk ishte shkrepur. /Periskopi












