Trump ndërron qëndrim për vrasjen e gazetarit: “Nëse dikush ka qenë i përfshirë, ai është princi Salman”

Trump ndërron qëndrim për vrasjen e gazetarit: “Nëse dikush ka qenë i përfshirë, ai është princi Salman”

Donald Trump ka thënë për herë të parë që princi saudit Mohammed bin Salman mund të jetë përfshirë në operacionin për të vrarë gazetarin disident Jamal Khashoggi, duke thënë që “princi i udhëheq gjërat në atë pjesë”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Komentetet, në një intervistë për the Wall Street Journal, duket se do të […]

Donald Trump ka thënë për herë të parë që princi saudit Mohammed bin Salman mund të jetë përfshirë në operacionin për të vrarë gazetarin disident Jamal Khashoggi, duke thënë që “princi i udhëheq gjërat në atë pjesë”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Komentetet, në një intervistë për the Wall Street Journal, duket se do të bëjnë një ndryshim në mënyrën se si presidenti e sheh vrasjen e Khashoggit që ndodhi më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Deri më tash ai i ka marrë pa rezerva mohimet që i kanë bërë sauditët për përfshirjen e tyre.

I pyetur rreth përfshirjes së mundshme të princit, Trumpi tha: “Princi është duke i udhëhequr gjërat atje. Kjo dtth që nëse dikush është përfshirë, duhet të jetë ai.”

Princi Salman i marrë në pyetje për çështjen nga Trumpi ka mohuar gjithçka ndërsa vetë presidenti i pyetur nëse i besonte fjalët e tij deklaroi: “Dua t’iu besoj, vërtet dua t’iu besoj,”

Njëzet e një sauditë do t’i kenë vizat për në ShBA të revokuara, njoftoi departamenti i Shtetit së fundi. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme