Trump ndërpret ndihmat për vendet e Amerikës Qendrore

Presidenti Donald Trump ka konkretizuar kërcënimet në adresë të vendeve të Amerikës Qendrore, duke vendosur ndërprerjen e ndihmave financiare. Trump deklaroi se vendet e rajonit dështuan në frenimin e emigracionit dhe theksoi se karvani i nisur prej andej është i motivuar politikisht. Të hënën, Trump kritikoi vendet në fjalë se kishin lejuar njerëzit të largoheshin […]

Të hënën, Trump kritikoi vendet në fjalë se kishin lejuar njerëzit të largoheshin nga rajoni dhe të hynin sipas tij ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Kur mungojnë disa javë para zgjedhjeve për Kongresin, Trump u bëri thirrje qytetarëve që të fajësojnë demokratët për krizën kufitare. Aktualisht karvani i disa mijëra njerëzve po kalon nëpër Meksikë në përpjekje për të arritur Shtetet e Bashkuara.

Trump akuzoi emigrantët se po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Amerikë, por shumica e familjeve kërkojnë azil.

Emigrantët thonë se kanë braktisur vendet e tyre për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës. Ndërsa presidenti, pa dhënë as edhe një provë, vijoi duke thënë se udhëtimi i karvanit është i motivuar politikisht.

“Karvanet janë një turp për partinë demokratike. Të ndryshojmë ligjet për emigracionin, menjëherë!”, tha Trump.

Në vitin 2017, Guatemala mori mbi 248 milionë dollarë ndihma nga Amerika, ndërsa Hondurasi dhe El Salvadori morën sipas Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar përkatësisht 175 dhe 115 milionë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?