Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron fton edhe Thaçin (Dok)

Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron fton edhe Thaçin (Dok)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderët më të […]

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në ftesën që ka siguruar KosovaPress thuhet se “në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global”.

“Përtej përkujtimit, kjo është po ashtu një mundësi për të reflektuar rreth rendit të sotëm botëror dhe përgjegjësisë sonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra nga Lufta e Parë Botërore dhe angazhimet e më pasme për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme’, thuhet në ftesën që Macron ia ka dërguar presidentit Thaçi.

Në këtë letër, Macron i shkruan Thaçit se kjo është arsyeja për të cilën po i përcjell ftesën “Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta shprehni përgjigjen tuaj nëpërmes ambasadorit francez të akredituar në vendin tuaj. Shpresoj se do të keni mundësi ta nderoni këtë ceremoni dhe hapjen e Forumit Parisien të Paqes me prezencën tuaj”, thuhet në ftesën që presidenti francez ia ka dërguar Presidentit të Kosovës.

Tash e disa ditë, në media ka qarkulluar edhe lajmi për mundësinë e një takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Paris.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?