Trudeau: Nuk është aspak e lehtë të punosh me Donald Trump

Trudeau: Nuk është aspak e lehtë të punosh me Donald Trump

Të punosh me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk është gjithnjë e lehtë. Kështu të paktën është shprehur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që në jo pak raste është përplasur me udhëheqësin amerikan, por që këtë radhë është shfaqur i kënaqur për rinegociimin e suksesshëm të marrëveshjes për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut. Duke folur […]

Të punosh me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk është gjithnjë e lehtë.

Kështu të paktën është shprehur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që në jo pak raste është përplasur me udhëheqësin amerikan, por që këtë radhë është shfaqur i kënaqur për rinegociimin e suksesshëm të marrëveshjes për tregtinë e lirë në Amerikën e Veriut.

Duke folur për mediet kanadeze, Trudeau tha se kishte në fokus gjatë punës së tij mbrojtjen e interesave të kanadezëve, e këtë ka bërë edhe me marrëveshjen tregtare mes SHBA-ve, Kanadasë dhe Meksikës. I pyetur për marrëdhënien me Trumpin, duke u treguar i kujdesshëm Trudeau tha se nuk është gjithnjë e lehtë.

“Ai e di këtë, edhe unë po ashtu. Ne nuk jemi në një linjë në shumë çështje dhe ndonjëherë është e vështirë të gjejmë një terren të përbashkët, por ia kemi dalë mbanë”, tha Trudeau.

Marrëdhëniet mes dy udhëheqësve u cënuan jo pak në qershor, kur Trump e cilësoi Trudeau të pandershëm dhe të dobët, pasi ai u largua nga Samiti i G7-s që u mbajt në Kanada.

Në intervistë, Trudeau mbrojti po ashtu legalizimin e kanabisit, një nga premtimet e dhëna prej tij në fushatë elektorale dhe që u materializua më 17 tetor. Sipas tij, 90 vite ndalim nuk kishin funksionuar, përkundrazi, vetëm kishin mbushur xhepat e krimit të organizuar.

Top Channel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?