Tregtarët kërkojnë lejimin e blerjes së veturave të vjetra, qytetarët jo

Tregtarët kërkojnë lejimin e blerjes së veturave të vjetra, qytetarët jo

Aktualisht në Kosovë tregtarët mund të importojnë vetura jo më të vjetra se dhjetë vite. Mirëpo, pas propozimit të deputetit Mërgim Lushtaku për heqjen e kufizimit që nuk lejon importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vite, Kuvendi po e shqyrton përsëri ligjin për automjete. E heqjen e këtij kufizimi, po e kërkojnë edhe tregtarët […]

E heqjen e këtij kufizimi, po e kërkojnë edhe tregtarët e veturave në tregun e Fushë Kosovës.

Samir Voca, shitës i veturave në këtë treg, tha se nëse nuk hiqet ky kufizim, ai nuk di çfarë të bëjë me veturat më të vjetra se 10 vite që ai posedon, raporton Kosovapress.

Edhe Xhafer Fetahut po i konvenon heqja e kufizimit të importit të veturave të vjetra, kryesisht për shkak të kostos më të ulët që kanë. Kurse për dëmet që mund t’i shkaktojnë ambientit, ai tha se mund të evitohen përmes kontrollave teknike.

Por blerësit nuk po e ndajnë të njëjtin mendim me tregtarët. Ata duan që të mbetet kufizimi për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, por kërkojnë që të lirohen nga shpenzimet doganore.

Altin Berisha tha se veturat e vjetra po e dëmtojnë ambientin, andaj sugjeroi që mos të importohen në Kosovë.

“S’kisha mendu veturat më të vjetra se 10 vjet me i sjellë në Kosovë, për arsye se po e dëmtojnë shumë ambientin kerret e vjetra, por për mendimin tim kish qenë më mirë me i sjellë kerret e reja, por dogana edhe këto taksat me i ul pak, për arsye se krejt nuk i kanë financat për me ble kerre të reja. E kjo po na kushton më shumë në doganë”, ka thënë Berisha.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Arben Gashi nga Arllati, i cili tha se nganjëherë më shtrenjtë po u kushton regjistrimi i veturave se sa vetë ato.

Kundërshtime të ashpra sa i përket nismës së re ligjore, me të cilën parashihet të largohet kufizimi i vjetërsisë së veturave, kanë shprehur përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës. Përfaqësues në këtë ministri e kanë vlerësuar të panevojshëm ndryshimin e ligjit, duke insistuar në qëndrimin e tij se krijohen çrregullime në tregun e importit të automjeteve dhe Kosova shndërrohet në varrezë veturash të vjetra.

Kurse, propozuesi i nismës ligjore për largimin e kufizimit të vjetërsisë së veturave më të vjetra se dhjetë vjet, Mërgim Lushtaku, kohë më parë është arsyetuar se deri te vendimi për ndryshim ka ardhur pas hulumtimeve të bëra, ku rezulton se në asnjë vend të Bashkimit Evropian nuk parashihet si kriter për importim vjetërsia e automjeteve, përveç standardeve në ruajtjen e ambientit.

“Kam hulumtuar se a ka ndonjë kriter të importit të veturave në BE në aspektin e vjetërsisë, s’ka standarde të vjetërsisë, por vetëm standarde të ambientit. Problemi më i madh është që shumica e veturave në Kosovë nuk regjistrohen, kjo është më shumë problematike sesa importimi. Veturat që nuk e kanë emetimin e standardit ‘Euro 4’ duhet t’i rregullojnë katalizatorët”, ka shtuar më tutje propozuesi i iniciativës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë heqjen e kufizimit të vjetërsisë së veturave më të vjetra se 10 vjet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?