Trazira në Indi: Gratë bëjnë protesta të dhunshme kundër të drejtave të tyre

Protestat janë intensifikuar pasi Gjykata Supreme e Indisë ka shfuqizuar një ndalesë për gratë Një protestë e madhe po ngjan në Indi, me shumë gra që po provojnë të tjerat të mos futen në tempullin e Sabarimalas, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi. Të mërkurën, tempulli hindu do t’i çelë dyert për të parën […]
Një protestë e madhe po ngjan në Indi, me shumë gra që po provojnë të tjerat të mos futen në tempullin e Sabarimalas, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Të mërkurën, tempulli hindu do t’i çelë dyert për të parën herë që nga 28 shtatori, pasi gjykata supreme e kishte shfuqizuar një ndalesë për gratë. Gjykata tha se ajo ndalesë kundër vajzave dhe grave mes moshave 10 – 50 ishte diskriminuese dhe prandaj, jokushtetuese.
Vendimi ka nxitur një reagim të ashpër publik, me disa gra të devotshme që thonin se ishte më e udhës të ndiqeshin traditat religjioze se sa të ndiqej nocioni i barazisë gjinore.

Mijëra protestues, kryesisht gra, ishin mbledhur në rrugët që të çonin në tempull duke e ndalur çdo grua që dyshonin se po shkonte atje. Edhe gazetaret gra janë mes të sulmuarve.
Një grua që po ecte drejt tempullit me të birin dhe vajzën e saj, ishte detyruar të kthehej pavarësisht pranisë së dendur të policisë.
Ato kanë thënë, përcjell Periskopi, se po konsiderojnë madje edhe vetëvrasje masive për ta parandaluar hyrjen e grave të tjera në tempull. Njëra prej tyre kishte provuar ta bënte një gjë të tillë por ishte ndaluar nga policia.
Grave të moshës së menstruacioneve thuhet që e fyejnë vendin e shenjtë.
Këto demonstrata të udhëhequra nga gratë kanë befasuar shumë liberalë në Kerala, një shtet i konsideruar si mjaft progresiv në krahasim me vendet e tjera të Indisë.
Një prej kritikuesve të protestës ka thënë: “Kjo është e para në botë: gratë duke thënë “duam të jemi skllave, na trajtoni padrejtësisht; jemi inferiore ndaj burrave’ S’po e marr vesh.” /The Guardian, Periskopi












