Thatësia shtyn mbjelljet vjeshtore

Thatësia shtyn mbjelljet vjeshtore

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbjelljeve vjeshtore, ky proces akoma nuk kanë filluar për shkak të thatësisë që po mbretëron në vendin tonë. Ata thonë se mbjellja e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore, do të subvencionohen edhe këtë vit, por me disa […]

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbjelljeve vjeshtore, ky proces akoma nuk kanë filluar për shkak të thatësisë që po mbretëron në vendin tonë. Ata thonë se mbjellja e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore, do të subvencionohen edhe këtë vit, por me disa ndryshime. Bujqit, ndërkaq, kërkojnë rritjen e subvencioneve, pasi që ato janë të pamjaftueshme për punimin e tokës.

Bujku Basri Avdyli, nga fshati Softaj i Ferizajt, tokën që mbolli me misër në pranverë, tashmë po e përgatitë për ta mbjellë me grurë. Ai i tha Radio Kosovës se edhe pse ka pak fitime nga punimi i tokës, këtë vit planifikon t’i mbjellë disa hektarë me grurë. Sipas tij, subvencionet që ndahen për mbjelljen e grurit janë të pamjaftueshme, përderisa ka disa kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë.

“Çmimi i naftës m’u ulë, subvencionet mundësisht brenda mundësive m’u rritë, me pas përkrahje më të mirë. Nëse na ndihmon Ministria e Bujqësisë, unë këtë vit i mbjelli 23 hektarë grurë, pasi që këto janë planifikimet e mija”, tha Avdyli.

Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Isuf Cikaqi, thotë se mbjellja e grurit dhe kulturave të tjera bujqësore vjeshtore, do të vazhdojë të subvencionohet, por se mënyra e subvencionimit të grurit mund të ndryshojë.

“Kemi planifikuar që te subvencionet të bëjmë disa ndryshime. Për kulturën e grurit, kemi diskutuar mundësinë e ndryshimit të mënyrës së subvencionimit. Do të bëjmë përpjekje që subvencionimin e grurit në vitin 2019 të bëjmë për sasi të rendimentit”, tha ai.

Sipas Cikaqi, edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për mbjelljet vjeshtore, mbjelljet akoma nuk kanë filluar.

“Për shkak se këto ditë kanë qenë ditë me thatësi, nuk ka pasur reshje, nuk ka filluar ende procesi i mbjelljeve. Presim që këto ditë të ketë reshje dhe të fillojë procesi i mbjelljeve”, tha Cikaqi.

Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se afati optimal për mbjelljen e grurit është deri në mesin e nëntorit, dhe se në Kosovë këtë vit planifikohet të mbillen mbi 70 mijë hektarë me grurë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?