Thaçi tenton t’i marrë meritat për Ushtrinë

Në stilin e liderëve të caktuar të Lindjes, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lansuar një video propaganduese menjëherë pas miratimit në Kuvend të pakos së ligjeve për FSK-në. Në të, mes tjerash Thaçi e ka paraqitur videon e datës 7 mars 2017, kur e kishte dërguar në Kuvend projektligjin për shndërrimin e FSK-së në […]
Në të, mes tjerash Thaçi e ka paraqitur videon e datës 7 mars 2017, kur e kishte dërguar në Kuvend projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri, raporton KTV.
Në këtë mënyrë, ka dashur ta krijojë përshtypjen se ajo çfarë ka ndodhur, 1 vit e gjysmë më pas, është rezultat i propozimit të tij.
Por, mashtrimi i radhës i presidentit Thaçi është lehtë i verifikueshëm, pasi që vetëm një muaj më vonë, ai u tërhoq nga iniciativa.
I përballur me kundërshtimin e fortë ndërkombëtar, për hapin e njëanshëm, fiks një muaj më vonë, më 7 prill 2017, Thaçi njoftoi zyrtarisht, atë për të cilën raportoi KTV-ja, se i kishte kërkuar Kuvendit të mos e çojë përpara iniciativën e tij.
Edhe ato që Thaçi i kishte dërguar e tërhequr më pas nga Kuvendi, i kishte përpiluar Ministria e FSK-së, që në atë kohë udhëhiqej nga Haki Demolli i LDK-së.
Hapat konkretë në përpjekjen e gjatë të bërjes së ushtrisë, kanë ardhur vetëm në muajt e fundit, dhe pas takimit të rëndësishëm të kryeministrit Ramush Haradinaj në Washington me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e kishte prezantuar pakon e ligjeve në mbledhjen e Qeverisë më 13 shtator, ligje këto që Qeveria Haradinaj i kishte proceduar në Kuvend.
Dhe, ka qenë kjo pako ligjesh që është miratuar në seancën e 18 tetorit me shumicë dërmuese votash.
Transformimi i FSK-së në Ushtri do të marrë 7 deri 10 vjet.












