Thaçi: Rasti i Vasfijes të thërras ndërgjegjen në Kosovë dhe në Serbi

Thaçi: Rasti i Vasfijes të thërras ndërgjegjen në Kosovë dhe në Serbi

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga viktimat e dhunës seksuale, u dekorua sot me Medalje Presidenciale dhe mori titullin “Qytetare e merituar e Kosovës”, pas rrëfimit të saj publik mbi torturat dhe dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi e quajti Vasfije Krasniqin heroinë dhe tha se duhet të ndihen të […]

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga viktimat e dhunës seksuale, u dekorua sot me Medalje Presidenciale dhe mori titullin “Qytetare e merituar e Kosovës”, pas rrëfimit të saj publik mbi torturat dhe dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi e quajti Vasfije Krasniqin heroinë dhe tha se duhet të ndihen të turpëruar që nuk kanë bërë më tepër, por premtoi më shumë punë në të ardhmen, në bashkëpunim me institucionet e tjera.

Rrëfimin publik të Vasfijes ai e quajti edhe si thirrje edhe për viktimat e tjera që të rrëfehen dhe tha se kjo çështje mbetet ndër brengat kryesore të të gjithëve vazhdon të mbetet dhunimi i 20 mijë grave dhe burrave gjatë luftës në Kosovë, dhe tha se rrëfimi i Vasfijes duhet të trokasë në ndërgjegjen e të gjithëve.

“Është një rast i pashembullt, mund të them, por një rrëfim autentik, një rrëfim që thërret ndërgjegjen në Kosovë, duhet ta thërret edhe ndërgjegjen e vet popullit serb, duhet ta thërret edhe ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare që e vërteta po thuhet, por drejtësia nuk po zbatohet, prandaj sotm në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam vendosur që heroinën e gjallë Vasfijen, për guximin e saj të jashtëzakonshëm dhe të papërshkureshëm, ta ndaj medaljen për trimëri, për guxim, për të vërtetën, për kontributin për vendin tonë, për shtetin tonë, për shoqërinë tonë”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa Vasfije Krasniqi- Goodman në emër të të gjithë grave të Kosovës falënderoi presidentin për dekoratën, por tha se viktimat po kërkojnë mbrojtje dhe drejtësi juridike.

“Në emër të të gjithave unë dua me iu falënderu juve për dekoratën, po na duhet mbrojtje dhe drejtësi juridike. Faleminderit”, ka thënë Goodman  pas marrjes së dekoratës.

Vasfije Krasniqi – Goodman është gruaja e para shqiptare që ka dal publikisht dhe ka treguar për ngjarjen e tmerrshme që i ka ndodhur në prillin e vitit 1999 kur ajo i kishte vetëm 16 vjet.

Në lidhje me rastin e Vasfijes dy persona serbë janë gjykuar dhe në fund janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Supreme.

Njëri prej të dyshuarve, Jovica Dejanoviq, ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës për më shumë së 16 vite.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?